PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Seferina Serani: “Solidariteti, element Kombetar i nevojshem per shpetimin e shqiptareve”


Mbaroi! 
Zoti e ndjefte djalin fatkeq! Florenc Beqiraj mbyll syte, ne moshen e endrrave me te bukura dhe ishte vetem 23 vjeç. 

E vrane ne France, por, kush?

E vrane fracezet, apo ne? Sa per mua, nuk kam nevoje te me thote askush se si e qysh. Une e dij gjithshka ketu se si funksionon dhe nuk kam as me te voglin kuriozitet ta mesoj se si e qysh! Por kjo pyetje per ju shqiptaret duhet te qendroje si shpata e “Demokleut” de qendronte mbi Fronin dhe koken e Sundimtarit e mbajtur nga nje fije e flokut te bishtit te kalit, pra, nga momenti ne moment, koka e sundimtarit ishte nen kercenimin e shpates, nese fija e flokut te bishtit te kalit, keputej dhe ai, nuk do i shpetonte dot, prerjes se kokes. Kjo eshte krejt per ju, se edhe ju, kudo qe shkoni, keni rrezikun mbi koken tuaj dhe se shpata e Demokleut per ju, jane keto sisteme qe torturojne dhe vrasin pa pergjegjesi, sepse e dijne se ju, ju jeni te gjithe “bythaca” dhe grindavece, nuk jeni solidare si gjithe bota e qyteteruar! He pra, e dini se kush e vrau kete djale te parritur mire, plot enderra e shpresa per familjen e tij? 

Kete pyetje ngarkojani vehtes te gjithe shqiptaret ndersa gazetaret, t’ja drejtojne Shtetit dhe Kryeministrit Edi Rama, meqe ai eshte i “Dekoruar si “Komandant i Legjionit te Nderit” francez! 

A e dini se ç’do te thote te jesh “Komandant i Legjionit te Nderit” ne France, per nje Kryeminister?

Don te thote se ai i ka dyert e hapura ne çdo kohe dhe per çdo problem, perveç Kryeministrit shqiptar Edi Rama, te cilit ja kane dhene ne “vleren e hafijes” sepse per te as dritaret nuk i hapin e jo me portat. Atij i disponojne aksese te ketij niveli, por asgje me shume, ishte nje allishverish i ndyre mes tyre ne dem te shqiptareve shkembyer me perfitime personale materjale, ndaj Edi Rames.

A ishte Edvin Rama ai, qe i premtoi rinise shqiptare te ardhme ne nje Atdhe, me dinjitoz, por, keto ishin vetem premtime dhe perralla dite, sepse krejt rinia me tu gjendur para realitetit te mashtrimit, mori “malet dhe detin” per te gjetur te ardhmen diku, ne Europen plake “shtrige” e aspak-mikpritese ndaj shqiptareve. Ndersa rinia mori “malet dhe detin” Kryeministri Shqiptar Edi Rama, mori Medaljen “Komandant i Legjionit te Nderit” nga Franca, pikerisht qe te imponoje “heshtjen e institucioneve te te drejtave civile, per te mos kryer ato, funksionin e tyre, per te cilin paguhen dhe jane krijuar si dhe mosangazhimin e “Mediave publike” qe te prononcohen hapur kunder çdo padrejtesie europiane, e sidomos te Frances, ndaj shtetasve shqiptare.

Ne kete menyre, Franca vepron “e lirshme” ne torturimin qe i behet emigrantyeve shqiptare deri ne “zhberje” si kjo vdekje e turpshme. Per te mos i pajisur shqiptaret me dokumenta, siç e kerkojne edhe ligjet e emigracionit edhe te “Drejtat e Njeriut” te sanksionuara nga OKB qe ne 1949.

Keshtu, nje “Dekorate” e dhene nga Franca, Edi Rames, “barazpeshohet” me vuajtjen gjakun dhe torturat ndaj bashkombesve te tij, qe heqin te zite e ullirit ne kete vend, 

Mos perfitimi i te drejtave te tyre ligjore, deri ne humbje te jetes, behet i organizuar “paralelisht”, me vete Shtetin Shqiptar qe qellimisht, imponon heshtje ndaj “vuajtesve” pa i mbrojtur ata, per te perfituar materjalisht keta plitikane zgjebarake per heshtjen qe ua shesin trashe francezeve! Pra, luajne me interesat e vendit tone, me jeten dhe dinjitetin e çdo shqiptari, veç p)er perfitime te majme ne kurrizin tone qe, per vdekje ju dalte ne familjet e tyre, çdo perfitim i tyre ne kurriz te popullit!

Ta gezoni shqiptare, Dekoraten e Kryeministrit Edi Rama. Uroj ti shtohen keto dekorata sepse ato, sjellin zhberjen tuaj te sigurte!

Atij, Edi Rames, siç e pate edhe keto dite, nuk i doli “as gjysme fjale” per kete akt barbar kunder te riut shqiptar, se mos ja merrte “mbrapsht” Franca Medaljen apo te mirat materjale qe ka perfituar.

Tani ti pergjigjemi pyetjes se kush e vrau Florenc Beqirajn ne France.
Ju. Ju te gjithe, jeni bashpunetore ne vrasjen e ketij djali shqiptar, qe nuk kerkoi asgje me shume se sa, nje te ardhme te re, per rinine e vazhdimesine e tij, drejt nje jete me te mire, ne shtetin dhe vendin e gabuar! 
“Protesta duhej te ishte bere para se ti hiqnin te riut Florenc Beqiraj, qe prej ditesh ishte ne gjendje kome, ato, “tuba te oksigjenit” qe e mbanin ne jete…jo pas vdekjes. Kjo tregon “lulezimin e neglizhences” dhe mungesen e theksuar te “solidaritetit shqiptar”. 

Sa tjetri eshte ne jete e e gjoja, “merr fryme”, askush nuk tundet nga vendi, mendjefjetur, pasi tjetri vdes, ah, oburra tani te bejme “proteste”. Kjo eshte gabim dhe duhet ndryshuar “stili” i kesaj “metode te vonuar!”.
Une nuk kam heshtur, por gjithmone i kam denoncuar keto “allishverishe politike” qe ben Shteti yne, kunder jetes sone ndersa ju, (ju vetem kur ju preken interesat vetjake) vraponi te kerkoni solidaritet e te “hiqeni per viktima”, per te pasur edhei vemendjen e shumices.

Po nuk qendrove “solidar”, as mos prit “solidaritet”, keshtu qe, ndryshoni drejtimin dhe afrojuni me hapa dashamire tek solidariteti duke ju distancuar, neglizhences. Ju, shoqeria civile shqiptare, ju, shoqatat dhe institucionet e te “Drejtave te Njeriut”. Funksioni juaj eshte madhor, por kur funksionit, i jepni parparesine e tij principale, “te funksionoje” ne dobi te shtetasit shqiptar ne menyre shume planeshe. Jo duke heshtur, as duke i sherbyer me servilizem, politikave te “heshtjes, neglizhences dhe mos ekzistences suaj. Sherbejini qytetarit me shembullin tuaj dinamik dhe indipendent. Paraja e dhene ose jo, nga Shteti, nuk eshte primare, nese aftesia juaj dhe kembengulja per ti sherbyer cdo shtetasi qe gjendet ne nevoje ne çdo cep te Globit, kur ai gjendet i torturuar e i diskriminuar dhe i vetem e pambrojtje para ligjeve te shkelura kunder tij, para gjyqtaresh qe evitojne padrejtesisht te drejtat e qytetarit shqiptar. Ju jeni promotorri i Bashkimit te Kombit, sepse ju jeni “fara” e shpreses dhe e besimit, qe mund te vini ne levizje shtetin dhe Shtetet ku zbatohen keto politika diskriminuese ndaj njeriut qe posedon Pasaporte ne gjuhen shqipe. Vetem keshtu, “inipendenca” juaj rritet e fiton hapsire. Vete shqiptaret kudo qe jane do te financojne veprimtarite tuaja, pa qene e nevojeshme ti zgjasni doren atij “far Shteti” qe vret qytetaret e shtetasit shqiptare ne heshtje, pa e mbrojtur ate. 

Kerkonim Bashkim te Shqiptareve, e kemi siguruar! 

Shqiptaret sot, nuk kane me asnje pengese per te qene se bashku, sepse ata jane te bashkuar mes veti dhe shqetesohen per cdo problem qe lendon zemren e çdo shqiptari ne Shqiperi e Kosove e ne te gjitha trevat shqiptare. Kjo eshte nje arritje shume e madhe dhe duhet shfrytezuar ne te mire te shqiptareve, per mbrojtjen e tyre, nga sharlatanet e brendeshem e te jashtem. Kete ka nevoje populli yne dhe kete me mire se sa vete Shteti e siguroni ju, 

Personalisht, nuk kam neglizhuar kurre, per askend!

Shqiptare, mesuat te jeni te bashkuar dhe kjo na ben te fuqishem! Mesoni edhe te jini solidare, se neglizhenca juaj, “vret ju” ne rradhe te pare, por jo sharlatanet e hajdutet e politikes shteterore te Tiranes, thellesisht anti-shqiptare! Ata, na duan te pêrçare dhe te vetmuar, ashtu siç e kane katandisur edhe vete jetet e tyre, te ngunjuar neper saraje te te betonuara. Ruhen, njeri nga tjetri me ekipe truprojesh qe paguhen me parate e taksapaguesve shqiptare dhe kercenohen hapur me njeri tjetrin, deri ne foltoren e Kuvendit, qe e kane kthyer ne rring boksi dhe raketa “çizmesh” dhe boks e plumba te meshkujve por edhe te femrave “gangstere” qe kerkojne te terrorizojne “Drejtesine” per t’i shpetuar gjyqit te madh, qe i pret per kete klase vulgare politike qe shkaterruan e shkelen mbi çdo vlere te popullit e atdheut kunder çeshtjes Kombetare Shqiptare. 

Kjo duhet te marre fund, koha dhe ora duhet ti sherbejne Shqiperise per te pasur me ne fund, nje Shtet normal te se drejtes ligjore, te pavarur, ku barazia para ligjit, te jete fiktive dhe jo e genjeshtert, ku qytetari te ndihet i mbrojtur dhe Shteti te funksionoje me te gjithe instrumentet e tij, ne dobi te popullit e Atdheut, jo si ky rast tragjik qe ndodhi ne France dhe qe nuk eshte i vetmi.

Ngushellime nga zemra prinderve, familjes, te afermve dhe shokeve te te ndjerit, Florenc Beqiraj./Pasqyrimi.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 23, 2017 nga te Sociale dhe etiketuar me , , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: