PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Zbardhet dëshmia e Tahirit në gjykatë


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatën e Krimeve të Rënda se duhet t’i hiqet masa e bllokimit të pasaportës, pasi prokuroria këto prova që ka nuk i ka të reja dhe i ka pasur në dosje që në datë 20 tetor.

Gazeta Panorama zbardh dëshminë e Tahirit brenda në seancën me dyer të mbyllura.

Tahiri mësohet se kërkoi t’i hiqet masa e bllokimit të pasaportës dhe tha që nuk “e kam problemin te masa, mund të më mbani edhe burg, por problemin e kam te principi. S’keni prova të reja, këto prova i keni pasur që në datë 20 tetor, por pse e keni kërkuar një muaj e disa ditë me vonesë këtë bllokim? S’ka asnjë provë të re. Kam qenë në dijeni të këtyre provave që atëherë”.

Në nisje të seancës, Tahiri iu drejtua gjyqtares: unë jam njohur me masën dhe vendimin që ju keni caktuar ndaj meje dhe ju më keni thirrur për të më pyetur?

Më pas Tahiri ka bërë një arsyetim të gjatë për atë që pse sipas tij nuk do të largohet nga vendi pasi ai është i interesuar të dalë e vërteta, duke këmbëngulur që ka udhëtuar me makina të ndryshme por jo me persona të inkriminuar.

Tahiri ndër të tjera tha se nuk e vret në vetvete kjo mënyrë e bllokimit të pasaportës, por mënyra se si është caktuar kjo masë pa patur ndonjë provë dhe bazë të fortë, por mbi bazën e disa bisedave të disa trafikantëve.

Tahiri në asnjë moment nuk dha shpjegime lidhur me përbërjen e atyre bisedave telefonike që Habilajt flisnin për dhurata të majme që ka përfituar Tahiri apo familjare të tij.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 15, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: