PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Pensionistët tërheqin shpërblimin për fundvitin


Sot kanë nisur shpërblimet e fundvitit për pensionistët. Astrit Hodaj, drejtor i ISHS ka konfirmuar se sot nis shpërndarja e këtij shpërblimi.

Sipas drejtorit të Postës Shqiptare, Laert Duraj, këtë vit janë marrë masat që të mos krijohen radhë nëpër sportele, pasi do ketë një grafik për shpërndarjen e tyre.

“Periudha në të cilat pjesa më e madhe do të marrë shpërblimet do të ketë 12 ditë kohë kalendarike. Do të ketë mundësi që të përfitojnë të gjithë pa radhë.

Duke filluar nga 15 dhjetori, do të fillojnë të tërheqin ata që kanë radhë dhe ata që e kanë marrë në datën 1 dhjetor dhe kështu do të vazhdohet”, thotë drejtori i Postës.

Por ata pensionistë, të cilët për arsye të ndryshme nuk arrijnë të marrin shpërblimin brenda vitit 2017, do të mund ta marrin atë edhe në muajt në vazhdim.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 15, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: