PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

A ka më motive për të mos ikur?


Nga Anxhela Mema

Dua të iki larg,,,
Ndoshta duket diçka absurde por këto fjalë ndeshet çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Realiteti i përjetuar kohët e fundit ka qenë një shtys që të rinjtë e vendit të zgjedhin emigrimin.  Pse?!

Faktor i përfolur qëndron ekonomija, vendi ynë nuk të jep shpresën për të fituar atë që ti vërtet meriton, djersën tënde. Çdo ditë e më shumë largimi po bëhet një “trend” i kohës. Braktisja e vendit nuk dhemb pasi menjëher vihet re përshtatja ,dhe kthimi në atdhe është diçka e padëshiruar.
Rinia, fryma e vendit qëndrojnë pesimistë, por me të drejt pasi gjithçka e ka pushtuar pluhri i harresës. Enden rrugëve pa mbarim duke pritur, që një ditë të largohen nga kjo monotoni e mërzitshme!
Premtimet janë bërë pjesë e zakonshme, gjithmon e më të bukura thuren intrigat, kur afrohet fundi i katërvjeçarit pushtet! 
A jetohet në një vend ku korrupsioni hap dyert e veta dhe kriminel “të pastër” qëndrojnë në krye të  pushtetit?!

Shqipëria po katandiset çdo ditë e më shumë në një vend të mjerë, të padëshiruar ku shkaktar të largimit i të rinjve, jemi pikërisht ne, banor e “dashamirës” të vendit tonë. Jemi ne ata që po i vendosim në prag të interesit çdo kompromis. Por çfarë ndodh vallë kur interesi nuk mbanë më por thyhet dhe  prishet gjithçka?!
Gjithmonë e më shumë bëhet element kryesor i depërtimit larg, shumë larg, ku nuk egziston më asnje deshirë për të qëndruar këtu! 
Një fëmijë rritet që në hapat e para të jetës së tij me frymën e largimit. 

S’ka se si të ndodh ndryshe, kur prindërit e tij/saj janë dhe vetë emigrantë.

Çdo ditë e më shumë arrinë të kuptojnë se si bizneset e brendshme egzistojnë në favor të personave me “pushtet”, arrijnë të dëgjojnë se si mohohet droga por në të vërtetë bëhet objek transporti në drejtim të vendeve fqinje, pasi fitimet janë në përqindje me të lartë se sa brenda vendit të tyre. 
Gjithçka arrihet në një përfundim; ky vend është lënë në mëshirë të fatit, ku  ligjet thjesht shkruhen diku në Kushtetutë, por në zbatim nuk duken asnjëherë!
Çfarë po ndodh me të drejtat e shoqërisë! 
A egzistojnë vërtetë, apo realiteti ua mohon këtë fakt?! 

Në shumë raste dëshira për të thyer tabut e neglizhencës për të gëzuar ato pak të drejta, që çdo individ pagëzohet si pjesë e këtij kombi,  zbehen gjatë përpjekjes për ti vënë në zbatim.

Faktet tregojnë se asnjë nuk e mohon dëshirën e largimit, përkundrazi, sa vjen dhe ndjehet më shumë, punohet dhe sakrifikohet me shpirt për të prekur mos prekur largimet e detyruara. 
Mirëpo në pamundësi për krijimin e një jetese normale në vendin e tyre e vetmja rrugë ju mbetet: “Ikja që këtu”!

Jetohet në një vend ku më shumë investohet për betonizimin e qytetit   dhe anashkalohet perkrahja sociale e familjarëve që vërtet kanë nevoj për të luftuar varfërinë mbytëse.
  Përbuzen ata fëmijë, që me lot në sy kërkojnë në cdo kohë për të grumbulluar ato pak monedha për të siguruar pak ushqim edhe sot. Ngrihen në piedestal ata që qëndrojnë në krahun tjetër të shoqërisë, ku paraja ka verbuar sytë dhe ka helmuar gjakun ne trupin e tyre! 
Çfarë paradoksi ka jeta! 
 A thua se po jetojmë në kohët e lashta, ku zbatohet ndarja e shoqërisë në shtresa. Sot është akoma më e rënduar kjo ndarje sepse qëndrojnë në krye aristokratët(pushtetarët me familjet e tyre, të pasuruarit me drogë) dhe të varfërit trajtohen si të ishin skllevër pa kurrëfarë të drejte.  

Kjo pabarazi po i shtyn sidomos të rinjtë në një rrugë pa krye, në një fund pa rrugëdalje, duke i hedhur pre të përdorimit të lëndve narkotike. 
Pse drogohen? Mbase për të larguar presionin e jetës apo kureshtja i ka pushtuar!? Ende nuk kuptohet…

Edhe kjo është rast largimi nga realiteti ynë dhe qëndrimi në një botë krejtësisht ndryshe, por që në fund të çon drejt vuajtjes të dënimit të jetës!

Ky realiteti në të vërtet shuan çdo dëshirë të një qenie njerëzore, shkatërron çdo ëndërr për të jetuar dhe shton gjithmonë e më shumë dëshirën për të ikur larg, shumë larg nga këtu!!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 15, 2017 nga te Ne Sociale, Uncategorized.
Këtë e pëlqejnë %d blogues: