PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Shqipëria tjetër, ku ndodhen të rinjtë?!


Nga Eliza Gjediku

  Ndërkohë që Shqipëria po ben hapa përparimi drejt Evropës, të rinjtë shqiptare kanë arritur tashmë në shumë vende të saj.
Të përballesh me mundësitë që të ofron një vend, i cili akoma nuk ka baza të forta për një ekonomi të stabilizuar, për një administrat që mirëfunksionon, ku mbizoteron arsimi i degraduar mbetet një sfidë e rinisë shqiptare. 

Përparësi tek një i ri përben arsimi dhe punësimi. Dy elemente bazë që plotësojnë njëra-tjetrën. 
Cfarë ndodh me studentët që dynden nëpër universitete?

Të studiosh në një fushë të caktuar është ëndërr e prekshme tashmë nga të gjithë, por ajo cka merr rëndësi është se: Cfarë duhet të japësh, sakrifikosh, të durosh nga kjo ëndërr?? Dhe a ka konkurencë të pastër?
Sistemi arsimorë tashmë ka humbur në hendekun e problemeve, korrupsionit dhe paaftësisë.

Nuk janë të pakta rastet ku janë shfaqur me zë dhe figurë nëpër emisione investigative, arsimtarë që kanë humbur në botën e materializmit dhe janë kthyer në makineri parash. 

Tashmë ska më meritokraci por biznes arsimorë. Gjithë këto faktorë në dëm të shoqërisë e kanë zbehur vlerën e diplomës, dhe dëshirën për të studiuar në Shqipëri.

Kjo gjendje për një student që sapo është duke hedhur bazat për një karrierë është një fatkeqësi. Ku akoma pa hyrë në godinat e ashtuquajtura “djep diturie”, të pllakos pesimizmi. Për shumkënd te qenurit i varfër kthehet në fatkeqësi, dhe të mësosh është pa kurrëfarë vlere. 

Fakt ky që shpjegohet me tendencen në rritje të shumë të rinjëve që parapëlqejnë të studiojnë jasht. 

Studimet universitare shihen si një rrugë e garantuar drejt punësimit. 

Të gjithë jemi koshient që në administratën shtetërore ecën parimi se më “të fortët” ja dalin. 

” Më të fortët” përfshijnë të punësuarit me anë të ndërhyrjeve nga lart, ose favoreve të jashtëligjshme personale dhe profesionale. Nuk janë të pakta rastet ku për shkak të paaftësisë, të mosdijes të shkaktohen dëme të mëdha. Kjo për arsye se dija e tyre është në përpjestim të zhdrejtë me dijen dhe diplomën që posedojnë. 

Nga këtu merr jetë burokracia dhe largimi sa më shumë nga termi meritokraci.   

Përpos këtij fenomeni administrata shtetërore primarizon edhe eksperiencat e mëparshme. Kjo kerkesë redukton numrin e të rinjëve që trokasin në dyert e shtetit. 

Tregu i punës në privat, edhe pse ka shumë opsione punësimi, pagat që ofrojnë nuk i motivojnë te rinjtë. 

Motive këto qe fshihen pas shifrave marramendëse për vende punë ndërkohe qe papunësia është në kulmin e saj. 

Përballja me keto dy disfata të mundshme e ka bërë rininë të përjetojë hic gjënë e saj. 

Cdo vit, sipas studimeve të ndryshme i verejme këto luhatje, në turma të mëdha te shoqërisë që orjentohen drejt largimit. 

Rinija një shanc për të ardhmen dëgjohet kudo. 

Mirëpo askush nuk e kupton që me rruget e ndjekura, te rinjte po dëbohen nëpër Evropë. Askush nuk po guxon të bërtasë realitetin por fshihet pas fasadave dhe gjithcka mbetet në dorën e fatit. 

E pra, asgjë nuk është aq e përkryer sa duket, dhe pas perspektivave fallco të ofruara fshihet një e vërtet e dhimbshme.

 “Emigrimi” 

Plagë e shoqerise sone ndër vite por ndërkohë që bota bën hapa përparimi në qëndrojm ku ishim, në mos më keq të kthehemi pas në kohë. 

Rrugëdalja nga barrierat e ngritura në shqiperi tashmë janë shtetet tjera. Nga viti në vit rriten kërkesat për azil, rritet numri i të rinjëve që studiojnë e punojnë jasht shtetit. 

Ndërkohë që emigrimi ecën drejt përparimit e “keqja” po merr frymë dhe po gjen kushte të përshtatshme për zhvillim. 

Shkëputja e politikës nga realiteti dhe fokusimi në betonizimin e hirtë të qyteteve, po e lë në hije zemrën e një shoqërie. 

Rinia shqiptare po zhduket cdo ditë e më tepër, po e mbyt ajo që duhet mundur.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 14, 2017 nga te Ne Sociale, Uncategorized.
Këtë e pëlqejnë %d blogues: