PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Reagon Donald Lu pas vrasjes së vëllait të ish-deputetit Ndoka


Nuk ka kaluar shumë kohë që kur ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu përmendi disa familje shqiptare të cilat ishin për përfshira me krimin që që kishin lidhje edhe me politikën. Sipas Lu-së këto lidhje duhet të shkëputur dhe të gjithë kriminelët të dalin para drejtësisë. Mes emrave të këtyre familjeve ishte edhe familja e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, vëllai i të cilit, Aleksandri u vra ditën e djeshme në Lezhë.

Fisi Ndoka është përmendur nga ambasadori Lu, si të lidhur me krimin, por pavarësisht kësaj Aleksandri aktualisht mbante detyrën e anëtarit të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Lezhës, ku ishte zgjedhur si përfaqësues i partisë “Rruga e Lirisë”.

Pas deklaratës së Lu, në një status në Facebook, Ndoka thoshte se nuk ka bërë asnjë krim politik kur ka shërbyer si deputet i PS-së dhe ka dhënë dorëheqjen kur ka patur akuza ndaj tij para se të miratohej ligji i vetingut.

Reagimi i Ndokës ndaj ambasadorit Lu

I nderuar Z. Ambasador i SHBA-ve Donald Lu!

Sot më tërhoqi vëmendjen deklarata juaj në media. Iu mbështes plotësisht në nismën tuaj për të ndihmuar në ndërtimin e një shteti të fortë ligjor shqiptar dhe iu përgëzoj për këtë.

Për fat të keq nuk mund të jem aq mbështetës kur ju radhitët emrin tim sikur të kem bërë krime politike apo të jem une shkaktari i ndonjë fatkeqësie që ka rënë shqiptarëve në kokë.

Lidhja ime me politiken ka të bëjë me aspiratën për karrierë dhe dëshirën time për angazhim konkret në përmirësimin e kushteve jetësore dhe zgjidhjes së problemeve që kanë çdo ditë qytetarët.

U zgjodha deputet për vlerat e mia njerëzore që nuk ia kam kursyer askujt qëkur isha i aftë të kujdesesha për veten. Kam ditur të mbaj përgjegjësi dhe atëherë kur ngjarjet kanë qenë rrjedhë e fatit dhe jo e veprimeve të mia. Për këtë kam dhënë prova, duke dhënë dorëheqjen e mandatit të deputetit që para se të miratohej ligji më i ashpër në Europë, por ndërkohë duke kërkuar rihapjen e procesit për të cilin jam dënuar në mungesë, siç dhe kam deklaruar publikisht.

Unë vazhdoj të jem i lidhur me elektoratin, sepse me ta kam marrëdhënie njerëzore që nuk i thyen heqja dorë nga një mandat.

Unë nuk di të jem akuzuar për krime politike apo vepra të tjera penale që kanë qenë në dëm të Parlamentit ku isha pjesë, as në dëm të politikës, as të Shqipërisë, as të askujt.

Doja të vazhdoja jetën time, por mesa duket po më vënë kusure që nuk më përkasin.

Uroj vërtetë të bëhet drejtësi por me kriminelët e vërtetë ama, një serë të cilës unë nuk i përkas!

Deklarata e plotë e Donald Lu

Ne kemi një shprehje “veprat flasin më shumë se fjalët”. Kolegët e mi të ICITAP, OPDAT që ndihmoi Prokurorinë dhe FBI amerikane janë këtu për të angazhuar sërish në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Programi ynë për ndihëm ndaj policisë është përgatitur për të pasur këshilltarët ndërkombëtarë që do të punojnë brenda kësaj task-force ndër institucionale. Ndihma jonë për prokurorinë dhe policinë do të mbështesë zhvillimin e institucioneve të reja në luftën kundër krimit të organizuar, SPAK dhe BKH-në. gjithashtu kemi edhe një agjent të ri special të FBI-së, I specializuar në krimin trans kombëtar, i cili do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të kësaj përpjekjeje.

Po flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne në Amerikë kemi edhe një shprehje tjetër “dreka falas nuk ekziston”. Nëse Amerika dhe vendet e BE-së do të vendosim burimet dhe besueshmërinë tonë në luftën kundër krimit të organizuar, ne presim rezultate. Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv I qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm që ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK dhe BKH.

Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.

Së fundmi, ju keni një shprehje në gjuhën shqipe “dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë që krimi I organizuar shqiptar është një problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon që deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.

Ajo që dimë gjithashtu është që Shqipëria ka një problem në lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë ju lutem, shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Roshit. Ky nuk është problem i vetëm një partie, ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit.

Populli shqiptar ka fjalën tonë se SHBA do të angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm përfshi politikanë, gjyqtarë, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm. Asnjë nuk është mbi ligjin.

Në gjuhën shqipe ju thoni “peshku I madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 10, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: