PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Erdogan dy fjalë SHBA-ve për Juruzalemin


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendimet që do të merren gjatë takimit në Organizatën për Bashkëpunim Islamik (OIC), do të tregojnë se njohja e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga ana e Shteteve të Bashkuara, nuk do të jetë e zbatueshme lehtesisht.

Një zëdhënës i Erdoganit ka njoftuar se OIC do të zhvillojë një takim urgjent në Turqi, më 13 dhjetor, për t’u koordinuar si përgjigje ndaj vendimit të SHBA-së.

E themeluar më 1969, OIC ka 57 anëtarë, shumica prej tyre me shumicë myslimane të popullsisë.

“Ne u kemi sqaruar të gjithë bashkëbiseduesve tanë se vendimi i SHBA-së nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe diplomacinë”, ka thënë Erdogan, në provincën qendrore të Turqisë, Sivas, duke iu referuar një thirrje telefonike që ka bërë me disa liderë, duke përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Në programin që do të krijojmë gjatë këtij takimi, ne do të shpalosim sesi vendimi nuk do të jetë aq lehtë i zbatueshëm”, ka thënë ai, duke shtuar se e konsideron të pavlefshëm vendimin e presidentit Trump për Jerusalemin.

Liga Arabe, përmes një deklarate në një sesion emergjent në Kajro, e ka cilësuar vendimin e presidentit Trump, “shkelje të rrezikshme të ligjit ndërkombëtar”, dhe është thënë se do të kërkojnë rezolutë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, për ta hedhur poshtë vendimin e SHBA-së. Liga Arabe ka 22 shtete anëtare aktive.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 10, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: