PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Arben Imami flet për takimin me Ramiz Alinë


Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka folur për 8 Dhjetorin e vitit 1990.

Në emisionin “Kjo javë”në “News24”, Arben Imami, pedagog në atë kohë, në vitin 1990, thotë se lëvizja studentore e 8 dhjetorit, është padyshim një ngjarje unike.

“Është një nga ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë. Nuk kam patur as pikëpyetje, as tensione, dhe as presione për t’iu bashkuar studentëve. Nuk e kam menduar gjatë, por u përfshiva, pasi nuk mund të mos ta shprehja atë që mendoja në atë kohë”, tregon Imami.

Ai ka rrëfyer edhe takimin me Ramiz Alinë, ndërsa tregon se pika kyçe ka qenë paraditja e 11 dhjetorit.

“Nga Universitet i Arteve u zgjodh Blendi Gonxhe dhe unë, për të marrë pjesë në takim. Fillimisht u bë një takim 3-4 orë, ku u diskutua se për çfarë do të flisnim në takimin me presidentin e kohës. Më pas i gjithë diskutimi ka qenë se çfarë partie do të bëjmë”, rrëfen Imami.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 9, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: