PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Më jepni një arsye pse duhet të protestoj ?!



Nga Olsjan Topalli

Sot është Dita e Rinisë, në këtë datë 8 Dhjetor të vitit 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Kjo ditë në tematikë të saj nënkupton protesta. Të protestosh për të drejtat e tua. Po unë për çfarë duhet të protestoj? Ju për çfarë duhet të protestoni?

Protestat janë një gurë i rëndë për një shoqëri demokratike… Por kjo nuk vlen për ne, për vendin tonë. Këtu protestat bëhen sa për formalitet, sepse zërin tonë askush se degjon. E kuptoj që jeni të fokur sa më s’ka. 

Ndonëse nëpër botë ndryshimet e mëdha kanë ardhur nga protestat, tek ne në Shqipëri ska ndodhur asgjë, përveç asaj te 27 viteve më parë. Dhe janë pikerisht ata që 27 vite më parë protestuan e sot janë “spektatorë” majë “grataçelave” të tyre. Janë ata që sot shijojnë performacën tuaj të lodhur. 


Po protestojme për demokraci, por a është kjo demokraci. 

Pse duhet të protestoj në këtë vend që ska dinjitet, ku demokracia s’është gjë tjeter veçse një term në vendin tonë. 

Pse duhet të protestoj ku askush s’mban përgjegjësi, thua sikur të gjithë të jenë pa faj! 


Protestuam për taksat, energjinë, për çmimet e larta. Protestuam për gjithçka dhe zgjidhje morëm asgjë.

Me vjen keq për këtë vend por edhe të jetosh kushton shtrenjtë. Të gjithë ushqehen me servilizëm, ushqehen me premtime boshe. Shikojnë ku e ku të perfitojnë e në fund kur vjen puna tek të drejtat e tyre, të gjithe fshihen dhe heshtin.


Sa shpejt e harruat që 6 vite më parë në 21 Janar 2011 humbën jetën 4 vikima të pafajshëm, dhe ato si ju protestuan, kërkuan të drejtën e tyre, por në fund i vranë sikur të mos ishin asgjë. 

Dhe sot… akoma nuk përgjigjet askush për vrasjen e tyre që dergjen nën dhe.

Protestoni more shpresë thyer protestoni! Shembeni nëse mundeni. Por ju sjeni si ata..! Ju sdo fitoni asgjë !

Një gjë të dini!

-Mos luani shumë me qeverinë, se askush s’ka dalë i fituar./Pasqyrimi.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 8, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: