PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Hidhet shorti për KED, ja emrat e përzgjedhur


Ka nisur sot procesi i hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ky proces është shoqëruar me debate mes pozitës dhe opozitës. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim iu drejtuan me letër Kuvendit, ku i kërkonin të ndërpriste procedurat për shortin e KED, duke i cilësuar si antikushtetuese.

Debati është zhvendosur sot në Kuvend, ku deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka vijuar me akuza, duke kërkuar ndërprerjen e procesit. Ka qenë deputeti socialist, Ulsi Manja, i cili iu ka kërkuar konsensus për krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, ashtu siç ndodhi me reformën në drejtësi.

HalimiPresidenti thotë se nuk e hedh shortin pa u bazuar në Kushtetutë, do pres kriteret ligjore. Më të mirë të zgjedhin kupolën e emërimeve në sistemin e drejtësisë. Kryetari i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Kush është kryetari i Kuvendit, si mundet t’iu thotë institucioneve të pavarura “ju do më sillni këtë listë”.

Ky ndryshim i paligjshëm në mes të procesit është i papranueshëm. Kjo përbën hapur tentativë për të ndikuar në sistemin e drejtësisë. Gjykata Kushtetuese është bllokuar, me 3 gjyqtarë më pak. Prandaj, propozimi i PD ishte që deri në mbushjen e këtij boshllëku procesi nuk mund të bëhet.

ManjaRefuzimi i një institucioni kushtetues është antikushtetues. Për opozitën rëndësi kanë pasur emrat, ndërsa për ne rëndësi ka pasur zbatimi i Kushtetutës dhe procesi. Unë nuk di me aq sa e kam lexuar Kushtetutën, në asnjë nen të saj nuk thuhet apo nuk përcaktohet një afat kohor për dispozitat transitore. Në këtë mënyrë, Kuvendi është i detyruar të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin.

Kështu që jemi në situatën e krijimit të KED. Nuk dua të humbim asnjë minutë kohë në krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Boll kanë pritur shqiptarët për të pasur atë sistem drejtësie që duan. Hajdeni, që ashtu siç miratuam reformën me konsensus, të krijojmë me të njëjtën frymë dhe institucionet e reja.

Anetarët pas shortit

Gjykata Kushtetuese:

Besnik Imeraj

Altina Xhoxhaj

Vitore Tusha (anëtare zëvendësuese)

Gjykata e Lartë:

Artan Broci

Shkelzen Seli (anëtar zëvëndësues)

Prokuroria e Përgjithshme

Rovena Gashi

vijon…

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 7, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: