PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Italianët nuk zhgënjejnë, Bayern “hakmerret ndaj PSG-së, kalon dhe Bazeli


image

4 grupe kanë luajtur dje takimet e fundit të kësaj faze të Champions Leagues, duke përcaktuar edhe 8 skuadrat e kualifikuara, por edhe 4 të tjerat që do t’i bashkohen Europa Leagues.

Kështu, në mbrëmjen e djeshme 2 skuadrat italiane, Roma dhe Juventus bënë detyrën duke siguruar kualifikimin. Skuadra e Di Francescos fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Qarabagut, ku vendimtar ishte një gol I Diego Perottit në minutën e 55-të.

Edhe bardhezinjtë e Allegrit triumfuan me rezultatin 0-2 në Pire ndaj Olympiacosit, me golin e Cuadrados, të shënuar që në minutat e para të sfidës dhe Bernardeschit në të 89-ën.

Bayerni i Mynihut ‘u hakmor’ ndaj PSG-së, duke e mposhtur me rezultatin 3-1 në “Allianz Arena”. Heroi i këtij takimi ishte pikërisht një francez, ish mesfushori i Lyonit, Tolisso që shënoi 2 gola, ndërsa serinë e golave e kishte hapur më herët Lewandowski.

Kualifikimin e siguroi edhe Baseli, që fitoi 0-2 ndaj Benfikës, me portugezët që e mbyllën edicionin në kuotën e zero pikëve, pas 6 takimeve. Taulant Xhaka ishte titullar në këtë takim, madje u ndëshkua edhe me një karton të verdhë, në minutat e para të sfidës.

Fitore morën edhe Manchester united ndaj Spartakut të Moskës dhe Barcelona ndaj Sportingut të Lisbonës, ndërsa Atletico Madridi barazoi 1-1 në transfertën londineze ndaj Chelseat dhe do të duhet të kënaqet me pjesëmarrjen në Europa League.

Roma – Qarabag 1-0
Barcelona – Sporting L. 2-0
Bayern Munchen – PSG 3-1
Benfica – Basel 0-2
Celtic – Anderlecht 0-1
Chelsea – At. Madrid 1-1
Man. United – CSKA – 2-1
Olympiacos – Juventus 0-2

Skuadrat e kualifikuara në Champions: Roma, Chelsea, Barcelona, Juventus, PSG, Bayern, Manchester United, Basel.
Skuadrat e kualifikuara në Europa League: Atl. Madrid, CSKA Moskë, Sporting Lisbona, Celtic.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 6, 2017 nga te Sport dhe etiketuar me , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: