Cilët janë vëllezërit shqiptarë në Amerikë që po alarmojnë Serbinë ?


image

Serbia prej dy ditësh po ndihet e alarmuar pas lajmit të publikuar në mediat e tyre për dy vëllezërit shqiptarë  që punojnë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndër të tjera thuhet se vëllezërit godasin Serbinë.

Gazeta serbe “Serpski Telegraf” në numrin e djeshëm ka shkruar për dy vëllezërit shqiptarë Ylber dhe Ylli Bajraktari të cilët punojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon.
“Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë” e nis kështu artikullin gazeta serbe, duke theksuar pushtetin e madh që kanë vëllezërit shqiptarë në Shtëpinë e Bardhë.

Duke punuar për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, vëllezërit Bajraktari shoqërojnë udhëheqësit e agjencive të tyre në të gjitha udhëtimet ndërkombëtare, trasmeton FMimages.net.
Ata kanë qasje në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe në të dhënat e inteligjencës , ata janë njerëz me ndikim të madh në politikën amerikane, dhe Ylli Bajraktari është aktualisht dora e djathtë e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, Herbert Raymond Mackmaster shkruan ndër të tjera gazeta serbe.
Ylber Bajraktari është drejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Politikat e Mbrojtjes.

image

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar një histori për dy vëllezër të cilët luajnë një rol të tillë të ndjeshëm prapa skenës në Pentagon ashtu si vëllezërit Bajraktari”, tha Karl Vug.
“Z. President, tani unë kam nderin t’ju informoj se dy të rinj nga Kosova punojnë me ne në Shtëpinë e Bardhë”, kishte thënë nënpresidenti amerikan Mike Pence.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close