PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Çfarë tha Rama për përmbytjen në mbledhjen që u mbajt me dyer të mbyllura


image

Përmbytjet e fundit nxorën disa mësime që shefi i qeverisë i diskutoi në grupin parlamentar. Më poshtë dialogu i tij

Edi Rama: Këto përmbytje ishin një mësim tjetër i madh që morëm nga natyra. Besoj se ka ardhur momenti i konkluzioneve, të cilat mund t’i nxjerim me qetësi, aq më shumë që Olta tani është ngopur me gjumë.
Nuk mund të mos vemë në vemendje se këtë rradhë u gjendëm të papërgatritur. Kjo erdhi pjesërisht për shkak të mosparalajmërimit. Por edhe shoku Shemsi duhet të sforcohet në parashikimet e tij dhe mos të kompleksohet nga ato që thotë kazani i medias për të.
Një respekt të veçantë i kushtoj prefektit të Fierit, jo aq për punën në përballimin e përmbytjeve por në komunikatat zyrtare që lëshonte. Ja përshembull një prej tyre:
“Sot ka pasur rreshje të shumta të cilat kanë vazhduar gjatë gjithë ditës. Si rezultat i tyre është rritur niveli i ujit ç’ka ka sjellë që më shumë ujë të largohet mnga fushat e përmbytura duke shpejtuar kështu lirimin e tokave të zëna nga uji.”
Ja pra shokë të tillë njerëz na duhen.
Nuk mund të rri pa përmendur Armandon, kryetarin e bashkisë që me kapuçin e Babagjyshit të vitit të ri që mbante gjithë kohën në kokë, rriti moralin e popullatës. Në fakt edhe mua më zbaviti.
Cilësoj si sukses të fshatit Darëzezë që në tre ditët nga shembja e urës dhe deri në zevendësimin e saj, mësuan të ecin mbi një dërrasë. Kjo tregoi se fiskultura mbi traun e ekuilibrit që iu ka bërë Enveri nuk shkoi kot. Ja pra shokë mbasi zbrazëm depot e ushtrisë dhe dhamë me koncesion gjithë ekonominë të bërë në 50 vjet, tani duhet të shikohet edhe mundësia e zborit.
Së fundmi kam një letër proteste të banorëve të fshatit Nivicë ku shkruajnë: “Nuk ta kishim për borxh që nipin tonë ta nisnim sagllam dhe na e kthyet me zë të holluar dhe bën gjithë kohën PiPiPi”. Di gjë ndonjë nga deputetët e Vlorës kush është ky?

Fate Velaj: E kanë llafin për Agron Shehaj. Ai vajti për të parë përmbytjet andej nga Kuçi.

Edi Rama: E mora vesh. Mos e lini të zihet më me Braçen se ashtu nuk i trashet zëri. Paulin, bëji pak stërvitje kur të kesh kohë. Këtu e mbyllim. Mirupafshim në përmbytjet e ardhshme.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 6, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: