PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Bregu: Basha bën lojë të dyfishtë


Ish-ministrja e Integrimit, deputetja demokrate Majlinda Bregu, kritike e hapur e Bashës në PD, jashte listës për deputete, ka folur me tone të forta kundër kryetari të demokratëve, teksa ka theksuar se sot nuk ka më PD.

Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc News” me Mirela Milorin, e pyetur rreth përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend, Bregu u shpreh se deputetët kanë mungesë të njohurisë mbi të folurit publik.

“Ndihem keq kur shoh debatin parlamentar, ku edhe ata që hynë në parlament pa njohuri dhe zhvillim politik apo në të folurën publike. Ka nivel të ulët në njohjen e të folurës publike. Opozita duhet të ketë folës më të mirë në parlament, nuk arrij të numëroj 2-3 veta që të kem mundësi ti dëgjoj dhe të kuptoj diçka”- tha ajo.

Pyetur për Bashën me përplasjet me të, Bregu ka sqaruar se “Unë kam qenë më afër me të për ecurinë, moshën, momentin, trajektoren politike, sesa Topallin, Patozin, Boden, se unë dhe Basha hymë në parti politike njësoj, ishim paralel në gjimnaz, dhe kur hyn tenton të kesh një grupim për të mbajtur njëri-tjetrin se po hynim në një ambient që nuk kishim familjaritet. Problemet me Bashën  filluan kur nuk mendonim më njësoj, kur Berisha u largua, Basha kishte pamjen e një djali të shkolluar jashtë me aftësi elegante dhe partia duhet të merrte disa forma të tjera menaxhimi, të kishte një format si janë kompanitë sot në botë. Por tendencat për të sulmuar, përjashtuar, vendosur në vështirësi ata që mendonte se mund të vinin atë në vështirësi, filluam të kishim debatet e para por krejtësisht normale brenda grupit. Qëndrimet e mia të ashpra nisin me reformën në drejtësi, por për hir të një qëndrimi të luhatur të Bashës vetë që na vuri  në siklet dhe disfavor me partnerët se po etiketoheshim se PD nuk e donte reformën dhe vetingun për shkak të lojës dyfish të Bashës. Sot nuk ka PD, e thotë cdo anëtar, po dëshmohet cdo ditë nga mbledhjet farsë të strukturës për analizën, se përgjegjësinë për humbjen duhet ta mbajë kryetari. Kjo nuk është partia ku hyra unë, Topalli, Bode, Patozi, qoftë edhe Berisha”- tha Bregu.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 6, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: