Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot në Tiranë Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu duke e konsideruar si personalitet të nivelit ndërkombëtar.
Gjatë ceremonisë, Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve duke përmendur edhe kontributin e Turqisë në pavarësinë e Kosovës.
“Për kontributin, por edhe si shprehje të marrëdhënieve historike të dy vendeve tona. Sot dy vendet tona kanë një bashkëpunim në të gjitha fushat, janë anëtare të NATO, por dhe kontribuuese aktive në luftën kundër terrorizmit. Turqia ishte ndër vendet e para që mbështeti rimëkëmbjen e Shqipërisë. Në memorien e shqiptarëve është gdhendur fort roli i Turqisë në pavarësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë çfarë ka bërë Turqia për ne, veçanërisht tre dekadat e fundit. e ardhmja e bashkëpunimit mes dy vendeve tona do jetë më e fortë, e sigurt dhe më e qëndrueshme”, tha Ilir Meta.