Liliana Hoxha tregon rastin kur doninbta vrisnin


Liliana Hoxha, nusja e djalit të diktatorit Enver Hoxha tregon mes të tjerash gjatë rrëfimit të saj sot në “Panorama” edhe për tentativen tjetër që i kanë bërë për ta vrarë.

E pyetur nga “Panorama”, nese ia ka vlejtur për jetën e saj përkushtimi që ka treguar për të vërtetën rreth Enver Hoxhës, duke shkruar edhe dy libra, Liliana përgjigjet:

“Siç kam theksuar shumë herë, vrasjen e Enver Hoxhës e shoh vetëm si çështje kombëtare. Nuk do ta bëja dot vetëm për një person. Për këtë nuk ndiej as mburrje, as vanitet, as protagonizëm. Qëllova thjesht një shqiptare e ndërgjegjshme pranë kupolës qendrore të krimit, që duhej zbardhur për interesin e përgjithshëm”.

Ajo tregon se pas librit “Tanët” kishte ndodhur një tjetër tentativë për ta vrarë.

“Pas librit “Tanët”, ndodhi një tentativë tjetër vrasjeje ndaj meje, por për çudi divine, pa rezultat. Siç thashë, në dosjen e krimit Mehmet Shehu, qëndrojnë bashkë kryeministri me gruan e tij të vdekur e familjen të persekutuar, si dhe Sokoli bashkë me familjen e tij, djali i dytë i Nexhmijes, vetëm për dashurinë që kanë ndaj të atit.

Rezulton që ajo, edhe pse me fuqi okulte, është ndierë potencialisht e cenuar vetëm nga Ismail Kadare, Mehmet Shehu e Sokoli me familje. Ndaj, si të mos ia ketë vlejtur lufta ime për të vërtetën kombëtare?!”- thotë ajo.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close