PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Lajme të mira, Juncker: Keni bërë progres për në BE


Në vazhdën e takimeve më krerët e BE-së, kryeministri Rama ka mbajtur një takim dhe me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Cloude Juncker. Në konferencën për media, të dy palët sollën në fokus hapjen e negociatave.

Juncker tha se gjithçka varet nga reformat. Ai u shpreh i impresinuar nga progresi dhe nëse do të vijohet me këto hapa, Shqipëria do të hyjë në një fazë të re.

“Folëm për progresin që Shqipëria ka bërë. Jemi të lumtur me atë që po ndodh në Shqipëri. Kam besim se këto muaj do vijojnë reformat. Unë jam i impresionuar nga progresi dhe mendoj se nëse vijojnë kështu, dy-tre muajt e ardhshëm ne do të jemi shumë pranë të rekomandojmë Shqipërinë”.

Ai nuk nguroi që të nënvizonte faktin se vitin tjetër do të vizitojë Shqipërinë. “Kam qëllim të vizitoj Shqipërinë vitin e ardhshëm. Ia thashë këtë personalisht Ramës, por do e them publikisht”, tha Juncker.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për të pasur mundësinë, për të hyrë në një fazë të re.

“Është nder të jem këtu, t’ju dëgjoj ju dhe të marr kuptimin e gatishmërisë suaj për të na mbështetur ne. Muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për të pasur mundësinë për të hyrë në një fazë të re, që do të jetë e vështirë por që është e nevojshme për të nisur bisedimet për anëtarësim. Jam krenar që kam arritur në Bruksel me rezultate të prekshme. Ajo që mund të them në fund është se e lë Brukselin me bindjen se rezultate më të prekshme na presin. Sfida na presin”, tha më tej Rama.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 5, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: