PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Jetë të humbura!


Nga Dajana Basha

     Je dhuratë hyjënore, ti krijesë që sapo ke nisur të formohesh. Brenda në barkun e nënës, tashmë po frymon një shpirt tjetër, një zemër ka filluar të rrah.

Sot u krijova. Jam këtu, tashmë dhe unë ekzistoj, sa ndjenjë e pa përshkruar.  A nuk është e dhimbshme t’ja shuash frymën qënies tënde?

Jetë që fillon dhe mbaron dy fjalë kaq të largëta dhe të afërta njëkohësisht.

Aborti? 

Të gjithë i thonë: Jo! Por nga e thëna në të bërë qëndron një e vërtet i hidhur.

Sepse gjithnjë e më shumë po rritet numri i aborteve në botë. Sigurisht, tanimë edhe në Shqipërin e “lirë”. Nuk ka emra, nuk ka raste, nuk ka fytyra të paktë janë ata që e pranojnë publikisht, por të shumtë janë ata që rregjistrohen madje edhe pa e menduar mirë. 

Po çështë kjo pandjeshmëri që po rritet kaq shumë, e si mundet ajo qe vret një frymë të quhet femër? 

A duhet vërtet ti japësh fund një jete të pafajshme, të sapo krijuar sado e fortë të jetë arsyeja?!

Shumë familje duan të përjetoin ndjesin e të qenurit prindër dhe shumë të tjerë ia mohojn vetes këtë të drejt. Fatalisht ta heqësh nga barku është pune minuatash, por a mendoni që dhe ju ishit një ditë krijesa të tilla. Dhe ju qëndruat në barkun e nënës, por ajo nuk ua mohoi arrdhjen në këtë jetë. Fëmija, një dhuratë nga zoti për çdo prind , por tanimë po bëhet e padëshiruar nga njeriu!

Nëna e cila është mbrotja e fëmijës së saj ,bëhet vrasja e një krijese që në fillimet e tij/saj.

Ata janë ende sa një farë molle, por e rëndësishme është që ekzistojne, ndjejne dhe janë brenda jush.

Nëna dëgjoheni këtë:

“Një zë i vogël po të thërret. Ka nevoj të jetoi. Mos ja moho. Një krijes e vogël që do të rritet e të dal në jet.

Nënë unë u krijova, unë ekzistoj jam brenda teje ushqehem me gjakun tënd. Ende se di djal a vajzë, por di që ndjesin që do të fal do të jetë e njëjtë.

Çdo ditë rritem, tani ka filluar të rrah një gjë në trupin tim, ndjej rrahje e zemrës tënde.

Gjymtyrët e mija janë të dallueshme. Sytë që për herë të parë do të shohin ty.

Buzët që do të puthin do të thonë fjalën e bukur nënë. Hunda që do të të ndjej aromën.

Krahët që do të të përqafoin. Këmbët që do vrapojn për të qenë pran teje çdo moment.

Po ndjej diçka të ftohët në fytyrën time po e coptojn nënë ku je? Po më këpusin krahët, këmbët, damarët që më lidhin me ty.

 Nënë? Unë ika tashme, por pse nuk me lejove të dal në jetë! 

Megjithatë motrën apo vëllain tim të lutem lëri të jetojnë!”

Aborti mbaroi.

I mendoni ndonjëherë këto fjalë, ndoshta si dëgjoni, vërtet nuk kanë zë, por zemra e një nëne ska nevoj për fjalë. Po a mund ta meritosh ti emrin “Nënë”?

Një jetë u shua ,sapo kishte filluar. U mbyllën ata sy, që nuk arritë të të shihnin. U këputën ata krah, që s’të përqafuan, buzët që s’folën kurrë.

Nëna thuajini stop aborteve.

Së bashku ne mund të marrin pjesë në shpëtimin e jetërave të çmuara! 

Bekojeni veten me këtë thesar të çmuar, e pranojeni atë në krahët e tua. Vetëm kështu nuk mund të cënojmë atë që fal dashuri, ngrohtësi dhe që quhet Nënë. /pasqyrimi.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 5, 2017 nga te Ne Sociale, Uncategorized.
Këtë e pëlqejnë %d blogues: