PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Administrata hap dyert, ja vendet vakante të punës


Institucionet e pavarura dhe disa nga degët e qeverisë kanë planifikuar rekrutimin e dhjetra punonjësve të rij, në pozicione të ndryshme, për vitin 2018.

Shqiptarja.com ka zbardhur numrin e punonjësve shtesë për secilin institucion, duke iu referuar raporteve të miratuara nga organet e Kuvendit, për buxhetin e institucioneve të pavarura dhe ministrive. Shërbimi Informativ Shtetëror, për vitin 2018, ka planifikuar zgjerimin e organikës me 33 punonjës shtesë.

Numri i ri i punonjësve është pranuar nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare me anë të një raporti, i cili është miratuar nga Parlamenti. Për SHISH është miratuar edhe një fond prej 2 milionë euro shtesë, për blerjen e sistemit për grumbullimin dhe analizimin e informacionit. Gardës së Republikës, për vitin 2018, i janë shtuar 50 punonjës.

Rritja e numrit të punonjësve të Gardës është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë, Ministria e Financave dhe Parlamenti. Organika e Ministrisë së Drejtësisë do të zgjerohet me 25 punonjës. Referuar raporteve, numri i punonjësve është konfirmuar nga Komisioni i Ligjeve dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave.

Prokuroria e Përgjithshme
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar 58 punonjës shtesë. Kjo kërkesë as nuk është miratuar as nuk është refuzuar nga Kuvendi, por do të shqyrtohet në një periudhë të mëvonshme, për shkak se ky institucion është në proces ndryshimesh për shkak të veprimit të Reformës në Drejtësi. Kontrollit të Lartë të Shtetit i janë shtuar 5 punonjës, ndërsa Autoritetit të Konkurrencës, 4 punonjës. Shkolla e Magjistraturës ka planifikuar 4 punonjës shtesë, një pedagog dhe tre persona staf i brendshëm. Numri i punonjësve është konfirmuar nga Kuvendi. Organika e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për vitin 2018, do të zgjerohet me 3 punonjës shtesë, numri ky i miratuar nga Kuvendi dhe Ministria e Financave.

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka kërkuar 5 punonjës shtesë, por Komisioni i Ligjeve i ka miratuar katër punonjës. Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka kërkuar 40 punonjës shtesë, sipas strukturës së miratuar nga Kuvendit. Ky organ aktualisht ka vetëm 20 punonjës nga 60 që parashikon struktura. Pas diskutimesh, Komisioni i Ligjeve ka lënë të hapur mundësinë e shtimit të numrit të punonjësve me anë të një akti normativ.

Organet e tjera
Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor ka kërkuar dhe planifikuar 72 punonjës shtesë, 20 ndihmësgjyqtarë, 20 koordinatorë me publikun dhe 32 sekretare/nëpunës gjyqësorë. Komisioni i Ekonomisë ka pranuar vetëm 5 punonjës shtesë. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar dhe planifikuar për vitin 2018, 10 punonjës shtesë. Ndërsa për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, është miratuar një fond prej4 milionë lekë për orët shtesë të grupit të punës për zbatimin e Vetingut, pra që do të merren me kontrollin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shqiptarja.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 5, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: