PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Të ekzistosh vetëm më 3 dhjetor


Nga Eliza Gjediku

   Një frymë magjike, një dhuratë e çmuar është ajo krijesë e pafajshme ,që qëndron e strukur në barkun e nënës.
 E qara e këtij engjëlli të sapo ardhur në jetë kthehet në melodinë më të jashtezakonshme, që mund të dëgjosh. Mirëpo, jeta nuk pyet se si dëshironte të ishte kjo qenie e re!
Me zhvillimin e tij/saj kuptohet që ajo sdo jetë fare e lehtë për ta, sepse ata nuk janē si ne. Janë më të veçantë dhe me të mirë se ne.

Data 3 dhjetor një ditë simbolike për personat me aftësi të veçanta, për nga rëndësia duhet të ishte e njohur për gjithkënd.
  Këta persona kanë çrregullime shëndetësore duke filluar që nga, paaftësia për të lëvizur, për të folur, parë apo dëgjuar. E përpos fatit që duhet të jetojnë ata duhet të përballojnë më të dhimbshmen, më të errtën, e atyre që quhen njerëz normal. Sfidat nuk kanë të sosur, dhe jeta e tyre të ngjan me një fushëbetejë ku sulmet nuk kanë fund, vetëm për t’i bërë ballë këtij realiteti të ndyrë, që priret drejt diferencimit.
 Vërtet ata janë ndryshe, kanë mangësi në krijimin e tyre, por as “normalët” nuk janë përfekt.
Vetëm për një moment i dashur njeri vish këpucët e aftësisë së kufizuar, dhe pusho së qenuri gjykues i asaj cka është gjykuar si e drejtë nga krijuesi ynë.
‘Aftësi e kufizuar’ në vetvete nënkupton respekt, mbështetje dhe dashuri për personat e veçantë që me shpirtin e tyre i japin tjetër dritë kësaj shoqërie. Ajo çka është e gabuar maksimalisht është se ne priremi drejt gjërave sipërfaqësore, dhe nuk e mendojmë të marrim pak shpresë dhe forcë nga “paaftësia” qe Zoti iu ka dhënë këtyre qenieve. E ndërsa ne ankohemi, justifikohemi për pengesat më minimale, ata janë një shembull që duhet ndjekur sepse kurrë nuk lodhen së luftuari, që kur hapen sytë në këtë botë.
 Japin nga vetja çdo gram force për t’u përshtatur në këtë realitet, dhe te jetojnë më të ‘papërshtatshmit’.
Vallë a mund ti ndalojë ky problem për të patur ëndrra, synime, dhe dëshira?
I dashur njeri, ëndrrat nuk kanë nevojë për këmbë por për zemër, synimet nuk kanë nevojë për fjalë por ata dijnë të flasin më mirë se ne, dëshirat nuk kanë nevoje për sy, por ata kanë mësuar të shikojnë!
E, ç’mund të bëjmë ne më tepër se kaq?
E pra, perqafoje vetëm një herë realitetin e tyre, dhe do te kuptosh sa i pafuqishem je para atyre. Aftësia shëndetësore të bën të fortë, por të kujton, që ke detyrime ndaj ‘të dobtit’ , e në mos e pranofsh këtë ligj të natyrës duhet të pranosh paaftësin tënde.
E pyesim ndonjëherë veten, çfarë përjetojnë ata kur diferencohen nga shoqëria?
Injorimi ua bën më të vështirë frymën e jetës, ua bën më të rëndë ajrin që thithin ,a thua sikur po i ushqen dora jote, sikur po jetojnë në kurrizin tënd që nuk mban dot as rrobat që ke veshur.
E ndërsa ata bëjnë luftë për mbijetesë, shteti kujtohet një herë ne vit.
Ai që duhej të ishte parësorë preferoj ta kaloj dytësorë, për faktin e vetëm se shtetin e bëjnë njerzit.
E nëse njerzit ekzistojnë atëherë ka edhe shtet. Atë cka shoqëria rëndohet nëse e bën , shteti ligjorë e ka detyrim absolut t’ju krijojë atyre kushtet e përshtatshme jetese.
A thua vallë do të kujtohej nëse s’do ekzistonin kalendarët e parapërgatitur (me ditët e shënuara)?
E ndërkohe që drejtuesit e shtetit shquhen për fjalime prekëse, fraza që shpesh të duken tallëse sepse mbeten vetëm premtime në letër.
Paga që ata marrin është më e vogël sa bluza qe veshën një djalë deputeti dhe se çanta e një vajze politikani/e.
Kufizimi që mbartin nuk i mban të mbyllur, me ata përballemi kudo në rrugët e qytetit. Zvarriten trotuarëve me duart shtrirë duke kërkuar ndihmë. Të therin në zemër ato fytyra të trishta e të rrudhosura, ata sy të lotuar, pamje që nuk kanë nevojë për zë por për zemër.
Realitet i ashpër, që thyen çdo ëndërr, e copton çdo shpresë për të jetuar vetëm një herë si çdo njeri tjetër.
   Sa absurde që të gjithë ne jetojmë çdo ditë, ata jetokan vetëm me 3 dhjetorë./Pasqyrimi.com

*Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për Pasqyrimi.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 4, 2017 nga te Ne Sociale, Uncategorized.
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: