PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

A është mëkat të lindësh i varfër?


Nga Anxhela Mema

   Absurditeti i jetës fillon pikërisht këtu; dikush qan për bukën e gojës dhe dikush për telefonin më të shtrenjtë. Gjithmonë më vijnë në mendje Ata. 

Si po ja dalin vallë?!

Rrugët janë të mbushura me njerëz që vërtet nuk kanë para por kanë një zemër të madhe, që dinë të falin vec dashuri. Fati i keq i tyre bën që çdo ditë ata të perballen me “mostra” ku vetëm me një shikim shpërfillin! 
Ata që e shikojnë veten si të pathyeshem se paraja u ka dhënë pushtet. Sytë e të cilëve janë verbuar, dhe zemra e tyre është shumë larg nga një qenie njerëzore.

Ti fajson veten pse linde kështu, por ti nuk e di se fati është i shkruar dhe vet qielli destinon për të të bërë pjesë të një shoqërije tjetër.
Çfarë shoqërije vallë? 

Ato që nuk dinë të ndalen dhe nuk njohin kufij. Të masakruar nga jeta veniten nën flakët  që përvëlojnë mishin e tyre por kockat nuk ndalen, nuk thyhen, nuk dorzohen!

Ti nuk ke përqafuar ndonjere ,  jo se nuk di por të përbuzin. Jo se nuk ke deshirë por dëshirën ta heqin. 
Zemra jote është e pastër dhe ndërgjegjja të bën këmbëngulës për jetën, guximi për një ditë më të mirë vazhdon ende…

Pse nuk ke ëndërra si të gjithë? Mos ndoshta nuk di të ëndërrosh apo realiteti ti ka ngrirë??!

Pse dora jote zvarritet mbi tokë?  Mos ndoshta është më e fortë!  Pse??? 

Por nuk ka përgjigje!

I strukur në dhimbjen e jetës me sytë nga qielli jeton. Një qind lekë ty të ndryshon por të pasur nuk të bën! 
Ama një te pasur e varferon në shpirt por jo xhep! C’ironi e jetes, ku zoteron çdo të mirë materiale, por përbrenda je bosh, ku cdo qelize e jotja eshte mykosur nga ligesia.

Jeta të duket si një lojë ku më “të fortit” qëndrojnë kundrejt realitetit të hidhur dhe janë gjithmonë në garë. Vazhdojnë çdo ditë per të triumfuar sado pak. 

Shpresa vdes e fundit, heret a vonë fati do tju buzëqeshë, fundja të gjithë jemi vizitor te perkohshem.

Askush nuk është i pavdekshem, por gjithkush ka të drejtë të jetojë në mënyrë të pavdekshme! 

 Ndërkohë, ekonomia krijon pabarazi në atë ç’ka është e destinuar për të qënë e barabartë. 

Dora nuk lodhet nga i ftohti ,e nxirë akoma kërkon. 

Ëndërrat nuk duan buxhet por në mungës të tij ato zbehen.

Mos u dorëzo! 
Ke një zemër që ty të bën të veçantë në këtë jetë, mos harro jo ç’do  i gjallë e ka atë, dikush e ka sa për formë!

Ty që nuk të dridhet ajo zemër kur i shikon, ke vdekur për së gjalli por ti ende nuk e kupton! Ke para por nuk të mjafton për të të bërë një qenie njerëzore!
Reflekto, asgjë nuk të kushton!

Nuk të fajsoj, jo të gjithë dinë ta bëjnë, jo sepse nuk munden por se dëshira nuk i pushton !!!/Pasqyrimi.com

*Ky artikull është shkruar eksluzivisht për Pasqyrimi.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 4, 2017 nga te Ne Sociale, Sociale, Uncategorized.
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: