31 dhjetori afati i fundit për të përfituar: Amnisti për makinat…

31 dhjetori afati i fundit për të përfituar: Amnisti për makinat…
Data 31 dhjetor 2017 është afati i fundit për të përfituar të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë detyrime të pashlyera.
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, rikujton nëpërmjet një njoftimi se:
“Ka hyrë në një fazë të rëndësishme zbatimi i ligjit. Për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore. Detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit. Pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore. Brenda datës 31 dhjetor 2017, njoftohen të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga kjo procedurë.”
Sipas DPSHTRR, subjektet që duan të mbajnë mjetin në qarkullim, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë. Me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim. Me përjashtim të gjobave për mospagesë të taksave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen/shuhen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve të plota.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet...
Të ngjashme
Rreth PASQYRIMI
Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!