PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Studimi/ Të rinjtë nga Ballkani nuk janë më kriminelë se zvicerianët


Një hulumtim i profesorit të njohur zviceran Martin Killias, një kriminolog me prestigj ndërkombëtar, ka nxjerrë në pah se të rinjtë nga Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Kosova dhe Serbia nuk janë më agresivë apo më të dhunshëm se bashkëmoshatarët e tyre zviceranë.

Të rinj të veshur me rrobe tri herë më të mëdha se trupi i tyre, me syze të rënda, telefona mobilë të shtrenjtë, këpucë si anije dhe të palidhura, të cilët tërë ditën e kalojnë nëpër stacione të trenit.

Ky është imazhi që kanë jo pak të rinj nga Ballkani (e sidomos nga viset shqiptare) te një pjesë e shoqërisë zvicerane.

Kjo kategori e të rinjve konsiderohet si prijëse në shkeljen e ligjit, duke përfshirë veçanërisht delikte të vogla siç janë vjedhje në dyqane, udhëtim me tren apo tramvaj pa biletë etj. Në mesin e racistëve zviceranë ekziston mendimi se kjo sjellje e të rinjve nga Ballkani është pasojë e gjenit të tyre të maçizimit.

Por, hulumtimi i profesorit të njohur zviceran Martin Killias, tregon të kundërtën.

Me këtë studim profesori Killias, i cili ligjëron në Universitetin e St. Gallenit, rrëzon tezën e popullarizuar se adoleshentët nga Ballkani sjellin në Zvicër një ‘kulturë të dhunës’, shkruan ‘SontagsZeitung’.

 “Të rinjtë nga ish-Jugosllavia nuk e kanë agresivitetin në gjak, siç thuhet shpesh”, mendon Killias.

“Është migrimi, pra shpërngulja nga një vend në tjetrin, që i ngarkon familjet dhe ndikon që fëmijët dhe të rinjtë të rrëshqasin në kriminalitet”.

Fëmijët e familjeve të mërguara bien ndesh me ligjin pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre si dhe prejardhjen sociale dhe familjare. Kjo domethënë: fëmija i një zdrukthëtari nga Franca është po ashtu i rrezikuar si fëmija i një mjeku nga Brazili.

Ndikim ka vetëm prejardhja e nënës dhe babait. Kështu fëmijët me një nënë të huaj dhe baba zviceran kanë shanse më të mira se ata me nënë zvicerane dhe një baba të huaj.

Arsyen përse të rinjtë shkelin ligjin profesori Killias e shpjegon kështu: “Të braktisësh atdheun me fëmijë dhe t’i rritësh ata në një vend të huaj është vështirë dhe shpesh ngarkesë.”

Kjo, sipas tij, shihet edhe aty se prindërit e mërguar i rrahin më shpesh fëmijët e tyre. Ndërsa fëmijët që lindin pas mërgimit kryejnë më pak delikte se ata që kanë kaluar nëpër procesin e mërgimit. Rrjedhimisht, sipas profesorit Killias, Zvicra nuk ka problem me ‘jugosllavët’, por me migracionin në përgjithësi.

Për studimin e tij, Killias ka anketuar 10 mijë të rinj mes 13 dhe 16 vjet në Zvicër dhe në Ballkan. (dp)

 

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 3, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: