PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Shqipëria zgjohet nën ujë, ja gjendja në Vlorë e Fier


Situata në Darzezë të Fierit është përkeqësuar gjatë natës së mbrëmshme pas e rinisjes së reshjeve të dendura.
Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit është dëmtuar argjinatura e lumit duke rritur rrezikun e vërshimit të ujit drejt banesave dhe tokave bujqësore.

Më herët u raportua se 40 efektivë të Forcave të Armatosura u nisën drejt Darzezës për të qenë prezent në rast se do të duhej ndërhyrja e tyre për të iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

Po ashtu në gjendje problematike është edhe aksi rrugor Levan-Tepelenë ku gjatë natës ka pasur prezencë uji në rrugë në afërsi të fshatit Selishtë. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi gjatë natës se rruga është e kalueshme nën monitorimin e punonjësve të ARRSH, kontraktorit të mirëmbajtjes dhe Policisë Rrugore.

Më herët në Darëzezë mbërritën 40 efektivë të FA, të cilët vendosën thaës më rërë anës lumit në Darëzezë , në mënyrë që të evitohej prishja e argjinaturës së lumit.

Shtabi i Emergjencës në Vlorë konfirmon se situata mbetet kritike pasi niveli i Vjosës vetëm sa rritet. Zona e Novoselës dhe fshatrave përreth ndodhet në terr. Banorët kanë gjetur zgjidhje duke e kaluar gjënë e gjallë në katet e sipërme të banesave. Probleme ka pasur edhe në nën kalimet e autostradës Vlorë-Levan, në nën kalimin e fshatit Panaja dhe Novoselë, të cilat janë mbushur me ujë. Edhe Selenica e disa fshatra të saj janë bllokuar dhe nuk kanë energji.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 3, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: