PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Pas shiut vjen bora, ja zonat më problematike(Foto-Video)


Nga Bardha Nergjoni

Malsia e mbishkodrës dhe pjesa tjetër e veriut të Shqipërisë është zgjuar nën dëborë.
Sipas informacionit zyrtar ka disa zona problematike sa i përket dëborës dhe rrëshqitjes së dherave. Po kështu ka disa fshatra që janë pa energji elektrike.

 

Njoftimi Shkodër
Aksi rrugor Shkoder -Thethë, i bllokuar pasi ne Qafë Thore, ka mbi 40 cm debore, ka rrëshqitje gurësh dhe dherash dhe dalje të përrenjve në rrugë.
Aksi rrugor Shkoder – Breg Lumi , në vendin e quajtur Mali Shoshit ka 30 cm debore, i kalueshëm me veshtirësi me zinxhir vetëm për mjetet e larta.
Rruga Thethë – Breg Lumi, e bllokuar sepse ka rrëshqitje gurë e dherash dhe dalje të përrejve në rrugë.
Nuk ka energji elektrike në fshatrat e Njesive Shosh , Shale, Theth dhe Pult, sepse ka keputje të linjave nga era.
Në NJA Velipoje dy Hidrovoret e Vilunit dhe i Çasit jane ne gjendje pune, nuk ka probleme me permbytjet.
Bashkia Koplik (Malsia Madhe)
Aksi rrugor Gropa e Selces-Vermosh i kalushem me zinxhirë ka rreth 20 cm borë. Aksi rrugor Tamar -Vukel i kalushem. Aksi Bog-Theth i pa kalushem në vendin e quajtur Qafë Thores. Nuk ka probleme me energjine elektrike.
Bashkia Vau Dejes ;
Rruga Muri Turkut – Cukal, e bllokuar, ka mbi 30 cm debore. Akset tjera janë të kalueshme pa probleme. Nuk ka energji elektrike në fshatin Shllak.
Bashkia Pukë – Fushë Arrës ;
Akset rrugore Puke- Fushe-Arrez, nuk ka problem Qafe-Mali – Qafa Shllak ka 10-15 cm bore e kalueshme me zinxhirë, po punohet me bore pastruese, Segmenti Dardhe-Miliska e deri ne Fierze tek qendra e NJA, akset rrugore deri tani nuk kane asnje problem.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 3, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: