PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Elbasan/ Balla: Shkëputja e disa shkëmbijve rrezikoi disa banorë, do të zhvendosen


Nga Bardha Nergjoni

Taulan Balla ka qenë pranë disa familjeve në Hotolisht, të cilat janë rrezikuar nga disa shkëmbinj të shkëputur prej lagështirës.
“Probleme në disa zona të Gramshit dhe Librazhdit u krijuan për shkak të rrëshqitjeve të dherave.
Ishim në disa familje në fshatin Vehçan, Njësia Administrative Hotolisht, ku shkëputja e disa pjesëve të shkëmbit rrezikoi disa shtëpi.
Reparti i Forcave Xheniere do të angazhohet për të zgjidhur këtë situatë, por iu kërkova banorëve të mos qëndrojnë përkohësisht në këto banesa sepse jeta e tyre rrezikohet.


Ne do të marrim masa të menjëhershme për rehabilitimin e të gjitha zonave të prekura në qark, tani që situata po fillon të stabilizohet.
Fatmirësisht niveli i lumenjve ka rënë. Shkumbini ka rënë me gati 30-40 cm, ndërsa lumi Devoll nuk paraqet rrezikshmëri për shkak se hidrocentrali i Banjës punon me kapacitet të plotë, ndërsa niveli maksimal është ende larg”.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 3, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: