Borë e ulje temperaturash, ja si do të jetë moti në ditët në vijim


Në një lidhje telefonike për ‘News24’ sinoptikania Tanja Porja ka thënë se moti do vijojë të jetë i paqëndrueshëm deri mesditën e së hënës, por do ketë një përmirësim të situatës sa i përket reshjeve. Tanja Porja u shpreh se deri të hënën moti do jetë i kthjellët, por do ketë një rënie të temperaturave. Gjatë 24 orëve të ardhshme pritet të ketë reshje dëbore në zonat malore dhe në disa pjesë të lindjes së vendit, ku mund të arrijnë deri në 70 cm.

 “Deri në mesditën e të hënës moti vijon të jetë i paqëndrueshëm, por nuk presim intensifikim të situatës. Nesër në mesditë presim një përmirësim. Deri të enjten në mbrëmje moti do jetë i kthjellët, por do ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave. E marta dhe e mërkura do kenë temperatura deri në -5. Të premten presim një rritje të ndjeshme të temperaturave. Ndërkohë gjatë 24 orëve të ardhshme pritet që gjithë zona malore në veri dhe një pjesë e lindjes do ketë reshje dëbore gjatë natës dhe nesër paradite. Në disa zona të thella malore do ketë 60-70 cm dëborë, ndërsa në zona të tjera trashësia do shkojë deri në 30 cm”- tha sinoptikania Tanja Porja.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close