PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Në Shqipëri e pret Vettingu, Kosova i jep titull Mirënjohje


Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka akorduar titullin e Mirënjohjes, Gjin Gjonit për kontributin e tij, në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Rrjetin Ballkanik dhe Euro Mesdhetar, si dhe anëtarësimin në bordin e këtij Rrjeti. 

 Gjoni mori pjesë në cilësinë e Presidentit të Rrjetit, në konferencën e 7 gjyqësore në Kosovë, ku mbajti edhe një fjalë përshëndetëse. 

 Në këtë konference, Gjoni takoi edhe shkëmbeu një bisede të shkurtër edhe me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. 

 Gjatë punimeve të konferencës, Gjoni zhvilloi takime me të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu Gjoni u takua edhe me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, me të cilin shkëmbeu ide rreth sistemit gjyqësor. 

 Po kush është Gjin Gjoni që ka merituar mirënjohjen e KGJK –së?

Risjellim në vëmendje se Gjin Gjoni, është gjyqtari më i përfolur  në media për pasuritë e tij të majme, madje për të, më herët  është hapur edhe një hetim në lidhje me këtë çështje. 

 Ai  ka qenë  akuzuar për fshehje të pasurisë që shkonte në vlerën e tre milionë eurove, mirëpo pas një viti hetimesh, Prokuroria e mbylli çështjen.

Ndërkaq, emri  i Gjin Gjonit, figuron në listën e Komisionit të Vetingut për verifikim.

Në prill të vitit 2014, ILDKP e kallëzoi penalisht Gjin Gjonin për falsifikim të kontratave në vlera 300 mijë euro, 70.000 lekë, 160.000 euro dhe 138 888 euro. 

Sipas ILDKP, Gjin Gjoni nuk justifikonte burimin e krijimit shumave 300 mijë, 298 888 euro etj., ndërsa e akuzonte gjyqtarin për deklarim të rremë, fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh etj.

Ashtu si për subjektet e tjera, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, bazuar në verifikimet dhe në informacionet që kanë marrë nga institucionet brenda dhe jashtë vendit, do të përgatisin një raport për Gjin Gjonin, nëse duhet të shërbejë apo jo në sistemin e drejtësisë. 

Raporti do t’u dorëzohet organeve të Vetingut, ndërsa Kolegji i Apelimit do të thotë fjalën e fundit për secilin nga gjyqtarët dhe prokurorët./CityNews

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 2, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: