PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Luli dhe “shokët” e tij


Luli dhe “shokët” e tij!

FacebookTwitterFlipboardWhatsAppFace Li

Nga Mero Baze 

 Ka të paktën dy shokë të spikatur të Lulzim Bashës qysh kurse është kthyer nga emigrimi në Shqipëri në vitin 2005, të cilët ngjajnë aq shumë me njëri tjetrin. I pari është Damir Fazlliç dhe i dyti Kamil Ekim Alptekin. Të dy nëse kërkon emrin e tyre në google quhen “biznesmenë kontravers”, të dy kanë kompani biznesi dhe konsulencash, të dy janë lobues pushtetesh nga vendet e Lindjes drejt Uashingtonit, të dy përfundojnë në biznese energjish dhe armësh dhe në fund të dy janë shokë të Lulzim Bashës. Biles shumë të ngushtë. Ndajnë pushtet dhe para së bashku.

I pari u prish me të, ndërkohë që PD po ikte nga pushteti në Shqipëri pas shumë pazaresh me njëri tjetrin, dhe tani nëse e takon gjëkundi nuk të lë të ikësh, pa të shpjeguar “të zezat e Lulzim Bashës të Shkëlzenit, të Kunatit” etj.

Por i dyti është mik me të dhe sot është në qendër të vemendjes botërore.

Kamil Ekim Alptekin, shoku më i ngushtë aktualisht në botë i Lulzim Bashës, është pronar i kompanisë “Inovo BV” e themeluar në Hollandë, në 8 gusht 2005, në javën që Lulzim Basha e kishte marrë vesh emërimin e tij të parë si Ministër Transportesh në Shqipëri. Ai ishte një shok shkolle i ngushtë i Lulzim Bashës në Utrecht, por edhe pse ishte zhvendosur në Turqi, çuditërisht kompaninë e konsulencës për biznes dhe lobim e hapi në Hollandë. Aty afër ishte ende shtëpia e Lulzim Bashës.

Në Shtator të vitit 2014, Lulzim Basha ishte dëshmitar i dasmës së tij në një nga resortet turistike të njohur në Suada. Biznesmeni Alptekin festoi atje martesën e tij me gruan Nigar Talibzade si dhe ditëlindjen e fëmijëve binjakë. Çifti që ishte martuar një vit më parë, rinovoi martesën e tyre me pjesëmarrjen e miqve të ngushtë, ndër të cilët në krye ishte Lulzim Basha. Çifti sipas gazetës turke “Sabah”, së pari i pranoi dhuratat që sollën për fëmijët binjakë, dhe pastaj martesa vazhdoi në kompleksin e pishinave.

Besoj se foto e kësaj ceremonie dhe vetë konfidenca e Lulzim Bashës me të, është shteruese lidhur me miqësinë mes tyre.

Interesant është fakti, që edhe pse Alptekin ka pasur një jetë shumë aktive në Turqi deri si eminecë gri e Erdoganit, edhe pse ka krijuar plot OJQ , kompaninë e tij në Hollandë, e ka përdorur për të nënshkruar një kontratë me Michael Flynn, një javë pas grushtit të shtetit në Turqi, me qëllim që të përhapte opinione negative kundër Gulenit dhe pastaj ta rrëmbenin atë forcërisht për ta çuar në Turqi. Fillimisht ai i ka paguar gjysmë million dollarë, por kontrata referuar shtypit amerikan shkonte në 15 milionë dollarë, nëse do të realizohej rrëmbimi. Është e çuditëshme se si një kompani konsuencash në Hollandë mund të gjente kaq shumë para, pa bërë ato shërbime që bënte. Dhe në fakt ndër skandalet që ju zbuluan Michael Flynn, hetuesit federalë po shqyrtojnë nëse kontrata e konsiderueshme e Flynn me Alptekin “ka luajtur ndonjë rol në vendimet e tij si këshilltar i Presidentit”, duke përfshirë lëvizjen e tij të raportuar për të bllokuar një operacion ushtarak të SHBA kundër ISIS-it që Turqia kundërshtoi.

Siç shihet gjërat kanë shkuar larg, jo vetëm në një operacion pro-ISIS, por dhe në influencën ruse. Siç raporton  “Politico” Alptekin ka punuar ngushtë me biznesmenin e lindur në Ukrainë, Dmitri “David” Zaikan, për të koordinuar përpjekjet e lobimit turk në Uashington D.C dhe të dy burrat kanë negociuar marrëveshje biznesi me qeverinë e Vladimir Putinit.

Sot, një gjykatë në SHBA e shpalli fajtor Michael Flynn, ish këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, për përfshirjen e tij në ndikimin rus në SHBA.

Dhe kur e mendon gjithë këto lëvizje që ka bërë Alptekin me një kompani konsulence regjistruar në lagjen ku ka jetuar me Lulzim Bashën në Utrecht, e kupton sa lehtë e ka pasur ai të çojë Lulzim Bashën për një foto me Trumpin, në përpjekje për ta nxjerrë nga situata në Shqipëri.

Përfshi këtu dhe faktin që djali i Michael Flynn ka punuar në UNMIK me Lulzim Bashën dhe bashkë me Alptekinin ishin garantët që ai do ta “kapte” një foto me Trump

Tani Lulzim Basha jo vetëm që duhet t’i nënshtrohet hetimit, por paraprakisht duhet të deklarohet për disa çështje me interes publik në Shqipëri që lidhen me këtë njeri.

Së pari ai vetë, pastaj hetimet, duhet të na sigurojnë që nuk ka pasur ndonjë lidhje kjo kompani konsulence në Hollandë, me kontratën e “Bektel Enka” qoftë dhe si nënkontraktore e konsulentit zyrtar po ashtu hollandez. Jo për gjë, por Alptekin në atë kohë duket që ka qenë afër afër punëve okulte të shtetit turk, sidomos në fushën e ushtrisë, ku ENKA ka operuar, sa mund ta ketë kapë “ndonjë stërkalë nga 1.2 miliardëshi i eurove” të “Rrugës Kombit”, siç thotë Doktori në këto raste. Po ashtu Lulzim Basha në fillim, dhe pastaj hetimet, duhet ta pastrojnë historinë e mundësisë së pagesave që kjo kompani e regjistruar nga shoku i tij, tek lagjia e tij në Hollandë, për kompaninë off-shore që ka bërë pagesën në emër të PD në Uashington.

Dhe derisa të hetohen të gjitha këto, Lulzimi është mirë të përqëndrohet dhe një herë tek letrat që ka dorëzuar në KQZ dhe gjurmët që ka lënë rrugëve me shokët e tij, se nga “ferra e vogël mund të dalë lepuri i madh”. Jo vetëm ky që ngrënë 1 milionshin e fundit.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 2, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: