PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Analiza/ Mijera biznese e tokë nën ujë(shifrat)


Në mbledhjen e Komiteti i Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, janë dhënë shifrat në lidhje me situatën e përmbytjeve.

Në mbledhje ku merrnin pjesë ministrat dhe kryeministri Edi Rama, Sandër Lleshi, këshilltar i kreut të qeverisë për sigurinë bëri një përmbledhje të situatës.

Ai tha se ka rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur si dhe 1594 persona të evakuuar.

Në zonën e përmbytjeve dhe problematikës është shtuar Korça dhe Përmeti.

“Fierza nën nivelin kritik por afër. Komani dhe Vau Dejës në këtë nivel dhe po bëjnë shkarkime. Kemi rreth 507 familje të evakuuar 1594 persona të evakuuar, tërheqje e njerëzve në rrezik për jetën. Ka pasur dhjetëra episode gjatë natës duke shëptuar njerëz në kushte ekstreme.

Rrugët kryesisht të lira. Arteriet kryesore funksionale. Energjia elektrike ka kaluar në zonën e verdhë, afër noramlitetit. Ka pasur disa probleme tek ujësjellësat, tek i Bovillës, Krujës. Ka rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur.

Shkolla të dëmtuara 49. Masat e marra në përgjithëse janë shtuar kapacitetet dhe operacionet. Në kërkim shpëtim dhe evakuim. Janë 34 forca nga Kosova në Fier. Sot kanë filluar edhe operacionet e rikuperimit, në rrethin e Krujës dhe Tiranës. Ka filluar dhënia e ndihmave.

Ka filluar pastrimi dhe rikthimi në normalitet edhe në jug. Janë shtuar zërat ndërkombëtarë për të dhënë ndihmë. 6406 forca të përfshira, 1081 mjete. Jemi në fazën e dytë të procesit, të reagimit. Do të fillojë së shpejti likuidimi i pasojave për të kaluar tek faza e fundit, për zgjidhjen.

Sot jemi në përfundim të fazës së dytë, që është reagimi emergjent”, bëri të ditur këshilltari i kryeministrit Rama.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 2, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: