PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Premçi: Banorët e përmbytur në 2015-tën të lënë shtëpitë, shkak moti i keq


Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, në një lidhje telefonike per “News 24”, u është drejtuar të gjithë banorëve që janë prekur nga permbytjet, për të marrë masat e të evitojnë çdo loj problemi për sigurinë e tyre.

Ai ka apeluar që banorët të cilët janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015, të lënë banesat. Po kështu ai ka dhënë edhe një panoramë të përgjithshme, në lidhje me situatën e fundit të krijuar nga përmbytjet dhe për zonat që janë në rrezik.

Prençi njoftoi se disa nga lumenjtë në vend, si pasojë e prurjeve të mëdha, pritet të dalin nga shtrati, duke krijuar probleme jo vetëm për qarkullimin, por edhe për permbytjen e zonave që janë afër tyre.

“Situata ka qënë më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë-Tiranë dhe në aksin Vorë-Thumanë.

Ka pasur prezencë uji edhe në aksin Gjirokastër-Thumanë. Ka pasur probleme në aksin rrugor Vorë-Thumanë, pasi kishte prezencë uji, deri në dy metra në disa biznese”, tha ai.

Sipas tij, pritet të përkeqësohet situata në rajonin juglindor dhe verilindorë dhe mund të kemi përmbytje si në vitin 2015.

“Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015, të lënë banesat. Do ketë edhe evakuime me forcë nëse nuk zbatohen rregullat”, tha më tej ai.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 1, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: