Balla: Nëse reshjet do të vazhdojnë, situata del jashtë kontrollit


image

Deputeti socialist Taulant Balla ka ndjekur nga afër zhvillimet në zonën e tij elektorale, pas situatës kaotike të krijuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Balla njofton se deri më tani situata ka qenën nën kontrol , por paralamëron se, “në rast të kundërt dëmet do të jenë edhe më të mëdha se këto”. Ai i ka bërë thirrje Bashkisë së Cërrikut t’i bashkangjitet veprimit të të gjithë strukturave të shtetit në ndihmë të banorëve.

“Që prej mëngjesit kam ndjekur situatën e krijuar nga moti i keq në qarkun e Elbasanit. Së bashku me Agjencinë e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Elbasanit inspektuam punën për hapjen e kanaleve dhe zonat më të rrezikuara nga Shkumbini.

Problem në qarkun Elbasan mbetet lagja nr.3 Shelg, Cerrik, ku veç depove të ujit rrezikohen 20 familje. I bëra thirrje për bashkëpunimin të gjitha strukturave shtetërore dhe vendore për të mos pasur asnjë pasojë të rëndë, gjithashtu kërkoova nga banorët të pranojnë të evakuohen në rast se situata përkeqësohet.

“Shkumbini ka dalë nga shtrati duke rrezikuar edhe banesat. Falenderoj komisariatin e Cerrikut për masat e marra deri tani për përkujdesjen që të gjitha familjet që rreikohen të evakuohen sa më shpejt. Edhe Bashkia e Cerrikut t’i bashkangjitet veprimit të të gjithë strukturave të shtetit me qëllim që të mos kemi dëme. Shpresojmë që situata të mos përkeqësohet në këtë zonë ku jemi sepse në rast të kundërt dëmet do të jenë edhe më të mëdha se këto.”

Banorët e zonës u shprehën se prej më shumë se 40 vitesh një situatë e tillë nuk ishte parë më parë. Ata janë shprehur të gatshëm të largohen nga shtëpitë në rast se situata përkeqësohet.

Të gjithë deputetët e qarkut të Elbasanit janë duke e ndjekur situatën në terren. Evis Kushi ishte në disa prej lagjeve të Elbasanit ku kalon Zaranika. Deputeti Arben Kamami ishte në Njësinë Administrative Shirgjan ku uji ka përfshirë disa ha tokë bujqësore, deputeti Anastas Angjeli është në Gramsh ku Njësia Administrative Lenie është izoluar. Luan Duzha është në Cërrik, ndërsa Musa Ulqini po ndjek problematikën e krijuar në Belsh nga ndërprerja e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit. Nuri Belba po ndjek nga afër situatën e krijuar në Prrenjas fshat. Po ashtu i gjithë ekipi ndodhet pranë qytetarëve për çdo problem të mundshëm”, shkruan Balla.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close