Thaçi: Asosacioni i komunave Serbe do të formohet sipas ligjeve të Kosovës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se nënpresidenti amerikan Michael Pence e konfirmoi se SHBA-ja do të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Dialogu është duke hyrë në një fazë të re dhe Federica Mogerinit i nevojitet një mbështetje shtesë, prandaj është e nevojshme që Amerika të luajë rolin e saj në këtë proces”, tha Thaçi në një intervistë për portalin “Remarker” të Beogradit.

Ai tha se kohët e fundit që e kishte vizituar SHBA-në u takua me zv.Presidentin Michael Pense, nga i cili mori konfirmimin se Uashingtoni do të angazhohet në mënyrë aktive në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “B92”.

“Roli i tyre është të sjellin më shumë besueshmëri, besim dhe qëndrueshmëri në proces”, tha Thaçi.

I pyetur kur do të formohej Asociacioni i Komunave Serbe, Thaçi u përgjigj: “Sa më shpejt, aq më mirë, në përputhje me ligjet e Kosovës, dhe ky është detyrim ndërkombëtar”.

Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve që u larguan për t’u kthyer në Kosovë.

“Ne do të bëjmë gjithçka sa i përket pushtetit tonë politik për t’i akomoduar serbët dhe t’i integrojmë në shoqërinë kosovare”, tha Thaçi.

Ai shtoi se ftesa për presidentin serb Aleksandër Vuçiç për të vizituar Prishtinën është “gjithmonë e hapur”.

Duke folur për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së, ai tha se themelimi i asaj gjykate ishte “një veprim i papëlqyeshëm në Kosovë“.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close