PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

NJËQIND LEKË MË NGROH SHPIRTIN


Përgatiti: Ina Jaupi

 Mëngjesi agon për çdo ditë. Dielli lind pasi nata e errët është larguar plotësisht. Ato rreze, për disa janë ngrohëse të shpirtit. Harmonia e jetës. E për disa të tjerë nuk janë gjë tjetër veçse një rutinë e përditshme.
  Për disa sekonda u ndala në rrugët e qytetit tim. Sytë më zunë disa”kërpudha”të vogla, të cilat merrnin rreze nga dielli i artë. E dini se çfarë  kërpudhash ishin në të vërtetë?! Disa njerëz që lypjen kishin përqafuar këtë mëngjes, por jo vetëm…

  Koha nuk të premton. Njëherë të sjell diell e njëherë erë edhe shi.

 Ata, endacakët rrinë të ulur mbi trotuaret e ngrira. Qëndrojnë të heshtur nën flakët përvëluese të verës.

 NDIHMË!!!

Ulëret shpirti i asaj zonje me një foshnjë në duar!
Ndihmë, ndihmë thërret zemra e atij zotërije të shtrirë në këtë dimër të acartë, këmbëzbathur mbi një copë kartoni. Duket qartazi. Fati ka nënshkruar historinë e trishtë të këtyre njerëzve, që enden rrugëve për kafshatë e gojës. Zorrët e tyre “zihen” njëra me tjetrën. Ato duan të ngopen me ushqim. Ato nuk dinë të heshtin përballë  kësaj gjendjeje të mjerueshme ekonomike me të cilën ndodhet zotëria e tyre.

  Një zë, gati në përgjërim në vesh më rrek papritur. -“100-ntë lekë të lutem, 100-ntë lekë t’u bëfsha! Aman o bir i nënës , më fal 100-ntë lekë… Ta bëftë Zoti rrugën dritë, falmë 100-ntë lekë!”

Po ç’dreqin është kjo jetë kështu?

Dikush jeton i lumtur me xhepin plot. E dikush”Mirëmëngjes” varfërisë duhet ti thotë! 

 Ata qëndrojnë aty, në çdo stinë , pas çdo përbuzje, sharje, ofendimi. Të gjithë kalojnë me kokën lartë, të larë e të krehur. Askush nuk kontribuon ndonjë qindarkë, sikur xhepi do të varfërohej për disa të holla.

“100-ntë lekë t’u bëfsha, 100-ntë lekë më fal”. Ky refren kaq i trishtë më jehon në mendje, sikur të ishte një këngë për festival.

  Por, ç’mund të bëjnë me ato 100-ntë lekë? -Të blejnë një apartament super luksoz, të konsumojnë një darkë në restorant apo blerje me kosto të mëdha?!

 Ç’ironi e ashpër është jeta! Të vjen të qeshësh por njëkohësisht edhe të qash. Të jesh endacak në vendin tënd, në qytetin tënd. Dreqi ta hajë, jemi njerëz të gjithë njësoj, me hundë e me sy. Jemi njerëz. Ekonomia është e vetmja që na diferencon. Sa je në këtë botë, bëhu vullnetarë. Lëshoje dorën o njeri i mirë, se mirësia do të trokasë në shpirt. Mos e përbuz dikë, i cili gjendet i shtrirë buzë trotuareve, duke kërkuar disa të holla. Ai nuk e dëshironte një gjendje të tillë. Fati e mori dhe e shpuri në krahët e hijes së zezë. 

  Dhuro me zemër. Ai humanitet sado i vogël është shpëtimi i një jete të gjunjëzuar rrugëve të dimrit./Pasqyrimi.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 30, 2017 nga te Sociale dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: