PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Mali i Zi/ Flamuri kuq e zi do të valëvitet i lirë në 6 komuna


Flamuri kuqezi do të përdoret edhe në komunat e Malit të Zi ku shqiptarët janë më pak se pesë për qind e popullatës.

Kjo falë ligjit të ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, i cili, sipas ekspertëve, eliminon mangësitë e ligjit të mëparshëm, njofton “Zëri i Amerikës”.

Me anë të këtij ligji, përveç në Tuz dhe në Ulqin, shqiptarët do të kenë të drejtë të valojnë flamurin kuqezi edhe në Tivar, Plavë, Guci dhe Rozhajë.

Ligji i ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, siç thonë ekspertët, eliminon mangësitë e ligjit të mëparshëm, që shpeshherë shkaktonte keqinterpretime të formave të ndryshme.

Ligji i ri për herë të parë mundëson që simbolet kombëtare të përdorën edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është në nivelin 5 për qind.

Leon Gjokaj, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, ka thënë për “Zërin e Amerikës” se me këtë ligj është bërë një hap i madh përpara për ruajtjen dhe shpalosjen e identitetit të popujve pakicë në të gjitha ato komuna ku ata përbëjnë shumicën, si edhe në ato komuna ku pakica përbën një përqindje të konsiderueshme, e cila është përkthyer si në rastin e përdorimit zyrtar të gjuhës, në 5 për qind.

Simbolet kombëtare shqiptare tash e tutje nuk do të përdoren vetëm në Tuz dhe Ulqin. Ato do të përdoren gjatë festave shtetërore dhe kombëtare edhe në Tivar, Rozhajë, Plavë dhe Guci.

Gjokaj ka thënë se flamuri kombëtar mund të përdoret fare lirshëm në shtëpi apo në ndonjë eveniment tjetër privat.

Ndërkaq, sa i përket përdorimit në institucionet shtetërore po ashtu është bërë një hap i madh përpara, pasi që me ligjin e ri përdorimi i simboleve kombëtare të pakicave do të jetë i lirë por edhe i obliguar, krahas simboleve shtetërore, në të gjitha institucionet publike në komunat e lartpërmendura.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 30, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: