PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Hiqen komisionet e gjobave për shoferët


image

Shoferët e makinave që gjobiten nga Policia Rrugore nuk do të kalojnë më në Komisione për t’u njohur me masën e gjobës dhe periudhën e pezullimit të patentës.

Ministria e Brendshme është duke hartuar propozime në Kodin Rrugor për sa i përket vendosjes së gjobave.

Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, i cili paralajmëroi heqjen e komisioneve të Policisë Rrugore. Report Tv mëson se propozimet e reja kërkojnë të shmangin procedurat burokratike në komisione për shoferët.

Tashmë do të jenë policët rrugor që do të vendosin për masën e gjobës. Në momentin që një polic rrugor do konstatojë për shembull, shkeljen e Kodit Rrugor për semafor të kuq, atëherë shoferët nuk do kalojnë në komision, por do të jetë oficeri i policisë që do vendosë masën e gjobës, që është minimum 20 mijë lekë të reja, por edhe kohën e pezullimit të patentës. Më pas shoferët nuk do të shkojnë më nëpër komisione, por mund të ankohen në Gjykatën Administrative. Sot policët e Rrugores nuk kanë të drejtë të vendosin gjoba më shumë se 5 mijë lekë të reja, ndërkohë që pezullimi i patentës iu është hequr si e drejtë atyre dhe përcaktohet nga komisionet.

Përveç heqjes së komisioneve për t’iu ardhur në ndihmë shoferëve, Ministria e Brendshme ka parashikuar që brenda vitit të ardhshëm të vendosen Radarë në të gjitha rrugët ku ndodhin më shumë aksidente. Sipas Ministrit të Brendshëm kjo do të bëhet duke blerë pajisje shtesë për Policinë Rrugore. Ndërkohë është drejt përfundimit edhe procesi i gjobës elektronike. Kjo do të thotë se polici rrugor nuk do të presë më gjoba në letër, por do ta vendosë atë në një sisitem online, ndërkohë që shoferit do t’i printohet një letër elektronike për gjobënm shkruanShqiptarja.com

Të gjitha ndryshimet sipas Ministrisë së Brendshme pritet të konkretizohen në fillim të vitit të ardhshëm, por pika më e rëndësishmë që ka të bëjë me heqjen e komisioneve të Policisë Rrugore, do të kalojë nga Parlamenti, pasi duhet të miratohet nga ligjëvënësit. Deri në ndryshimet e Kodit Rrugor, shoferët do të vijojnë të shkojnë në Komisione për t’u njohur me masën e gjobës dhe kohën e pezullimit të patentës.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 30, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: