PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Pse Basha nuk ndahet dot nga oligarkët e Ramës?


Po çfarë meritonte Rama të dëgjonte pas atij provokimi? Atij duhet t’i kujtohej se është e vërtetë që PD i ka favorizuar këta zotërinj në kurriz të parave e pasurive publike, por pse bën sikur e ka harruar se në kohën më të gjatë që PD ishte në pushtet, ky ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe këtyre nuk u kanë munguar asnjëherë favore të zotërisë së tij. Nuk po zgjatem këtu me fakte që e vërtetojnë këtë e që i dinë shumë më mirë se unë ata të PD-së dhe LSI-së. Në fakt, ajo që duhej diskutuar me transparencë, pas atij provokimi të Ramës, është se nuk shtrohet pyetja nëse Mane, Ulaj, Kastrati, Geci & Co, janë me PS apo me PD, siç e kanalizuan debatin Rama e Basha, por se pse PS edhe PD & Co janë gjithmonë me Mane, Ulaj, Kastrati, Geci & Co. Çështja e çështjeve, pra, sot është se kjo kategori i ka shndërruar partitë, mediat, drejtësinë në veglat e tyre, se nëse këtyre u jepet nga Kryeministri statusi i investitorit strategjik, kjo është shenjë e sigurt se do të vazhdojë strategjia e sistemit të grabitjes të shqiptarëve, duke rrënuar pasuritë natyrore dhe të ardhmen e fëmijëve në këtë vend. Le të vijmë tani tek akuza e Bashës, që Rama po pastron paratë e krimit me oligarkët, ku nënkuptohen edhe të përmendurit e papërmendur, sepse janë pikërisht këta, të cilëve u janë dhënë leje për të ndërtuar kulla. Puna është se këta vjetët e fundit krimi në këtë sistem ka ardhur duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë duke u infiltruar sa në ekonomi, sa në media dhe sa në politikë, duke zhdukur dallimin midis oligarkëve që nuk merren me krimin dhe kriminelëve të bërë oligarkë. Puna është se direkt dhe indirekt Rama, duke pasur etje për pushtet dhe para në përmasa që po kalojnë përfytyrimin e më optimistëve ndaj tij, ka krijuar prej kohësh, që kur ishte kryetar bashkie, mundësitë formale dhe jo formale që oligarkia të ushqehen me parat e krimit nëpërmjet ndërtimeve. Personalisht, nuk jam në dijeni të të gjithë bizneseve të personave të përmendur nga Rama dhe të të tjerëve, e kjo jo rastësisht, por sepse është një çështje që duhet ta dinë vetëm ata të sistemit. As nuk kam prova që të them se marrin para direkt nga trafikantë. Por me aq sa di (shumë më pak se opozita, sigurisht), bizneset më të njohura të tyre nuk i përkasin një ekonomie prodhuese–në kuptimin që të prodhojnë para, siç mund të prodhojnë p.sh. investimet në bujqësi, industritë e prodhimit etj.,- por janë biznese që thithin para të prodhuara nga të tjera burime. Karburantet e Kastratit nuk prodhojnë para p.sh., por thithin paratë e atyre që kanë nevojë të ngasin makinat e që duhet t’i sigurojnë këto para diku tjetër. E njëjta mund të thuhet për qendrat tregtare, vilat dhe pallatet e Zamir Manes apo dhe të Ulajt, ashtu sikurse dhe për rrugët që ka ndërtuar Geci me para publike. E njëjta gjë mund të thuhet për kullat që këta duhet të ngrenë. Pyetja që ngrihet normalisht edhe për ta është: Nga dalin paratë atëherë? Me çfarë logjike ekonomike do të ngrihen këto kulla, kur ne i kemi bosh apo të pambaruara edhe ato që kanë vite që gërryejnë qiellin e Tiranës e u marrin diellin ndërtesave bri tyre? Dhe po t’i referohesh përvojës botërore se këto lloj biznesesh janë pikërisht bizneset ku ka investuar krimi i organizuar edhe gjetkë nuk jemi larg së vërtetës intuitive, që Basha e tha pa prova dhe Rama e kundërshtoi me këta emra, e që nuk mund ta provojmë, pasi provat i ka në dorë shteti, që duhet të na mbrojë nga krimi.

Ja ky debat i duhej hapur Ramës në Parlament nga partitë opozitare, madje i dokumentuar me shifra dhe fakte të shumta, sepse kemi të bëjmë me parti që duhet të kenë pranë tyre specialistë dhe ekspertë të shumtë si dhe informacion, pasi kanë qenë në pushtet.

Kurse kur dëgjon opozitën të ankohet për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave të saj, pa u marrë me sistemin e ekonomisë kriminale që i pastron këto para, nuk mund të mos rikujtosh precedentët që ka ajo me këtë sistem, e të mos mendosh se këta e kanë më shumë hallin te lakmia për t’i pastruar vetë ato para me të njëjtin sistem.

Si përfundim, Po nuk e theu rrethin vicioz të mosbesimit që i vjen nga lidhjet e shkuara me oligarkët, e që ia vuri në dukje Edi Rama duke i provokuar atë ditë në Parlament, opozita vështirë se mund t’ia dalë në luftën kundër krimit të organizuar, edhe sikur ta ketë këtë sinqerisht. Sepse krimi i organizuar nuk do të kishte arritur deri këtu pa këtë sistem dhe zor se mund të luftohet, pa u pastruar nga rrënjët ky sistem.

Panoramahttp://www.panorama.com.al/analiza-lubonja-pastrimi-i-parave-nga-oligarket-debati-i-munguar-mes-rames-dhe-bashes/

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 29, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: