PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

AJO…


Nga Anxhela Mema

 Dallgët përplaseshin pa mëshirë nëpër shkëmbinj, ashtu si zemra e saj qe rrihte aq shpejt atë natë. 
Natë e zezë ku gjithcka ndryshoj. Ajo akoma s’kishte mësuar gjë, nuk e dinte që gjysma e saj po pushonte tashmë në një botë tjetër. 

Qenia e saj parandjeu dicka por menjëherë largoi cdo dyshim dhe tha me zë të lartë: “Jo, jo thjesht një makth është, jam e sigurt”.

Papritur mbeshtetet në jastëk si cdo natë dhe gjumi e rrembeu, mbase për ta qetësuar, mbase për ta bërë më të fortë për ditën e nesërme.

Mëngjesi mbërriti por dielli nuk shkëlqente si cdo ditë, mbase cdokush ngrohej ne rrezet e tij por dikush ishte vërtet në errësirë e strukur në sy dhe në zemër. 
Ai sapo kishte mbërritur lart dhe i jepte forcë që të buzëqeshte.

“Mos u shqetëso, unë jam ketu. Të shikoj por nuk të prek, të flas por nuk më dëgjon, të mbroj por ti nuk e kupton”.

  Papritur qeshte pa motiv, por dicka e shtrëngoi në kraharor. Mos ndoshta dicka kishte ndodhur dicka por ajo nuk donte ta besonte.

E përsëri përfshihej në lotët e “gëzimit” por në të vërtet nuk ishin të tillë.

Dikush guxojë ti fliste, me dëshirën për ta mbështetur, por zemrën ja bëri copë e cikë. I shuajti buzëqeshjen ,shpresën dhe dashurinë për jetën vetëm me dy fjalë.
“Bëhu e fortë” 

 Lotët mbuluan sytë e saj të bukur, faqet lundronin në ujë të kripur, trupi dridhej por zemra bërtiste me të madhe 

JO. Nuk mund të jetë e vërtetë! 

Ajo tashmë e kishte kuptuar, që ai mëngjes nisi ndryshe, pa zerin e tij, pa përshëndetjen e zakonshme.

Këmbët se mbanin por ja doli të struket diku , e vetme në dhimbjen e saj.  Menjëherë castet e lumtura vrapuan në mendjen e saj, dhe sekondat fokusoheshin në buzëqeshjen e tij, ne syt e tij dhe për një moment mendoi ndryshe. Kjo ëndërr që sapo përjetova qënka vertet e frikshme, Zot të lutem mos më bëj viktim të dhimbjes.

E zbehur nga të gjitha mendimet kujtoi se dicka kishte premtuar; përjetësia na bashkon por askush nuk do na ndaj.
Mbase ajo nuk e dinte se nuk kishte përjetësi, nuk kishte përgjithmon, nuk kishte lumturi te perjetshme  por vec momente. 

Për një cast ndaloi së menduari dhe ngriti lart ata sy që kishin humbur në atë detë plot lot, dhe gjysëm zëri pershpëriti “Zot të lutem më jep forcë”!

E  gjithë forca tashmë ishte zhdukur dhe ajo ndihej si një njeri “pa Zot”, e vetme në udhëkryqin e jetës.

Nuk e dinte që në jetë kishte persona që me buzëqeshje e saj ushqeheshin dhe me dhimbjen e saj mbyteshin bashkë me të.

Nuk ishte e vetme, ajo nuk kishte ardhur nga universi, ishte një fryt dashurie dhe se dikush e donte më shumë se jetën e saj.

Nata ishte agoni e përjetshme dhe teksa gjen ngushëllim në jastëkun, i cili ishte bërë mbështetja e saj, kujtonte disa fjalë: 

” Nuk vdes njeriu nëse ka dashuri por strehohet thellë në zemër dhe jeton bashkë me ty”!

Mbase ditën kur e kishte dëgjuar nuk e besonte por cdo ditë ai po  jetonte me të, buzëqeshte me fotografitë e tij, kujtonte shakat dhe përsëri buzëqeshte! Por këto u kthyen në një rrjedhë të mësuar mirë dhe cdo kujtim u bë shkak mërzitjeje.

Pse nuk mund ti jetoj përsëri?!

Jetonte e kotë sepse cdo shpresë kishte vdekur, por përsëri vazhdonte.

Një ditë bërtiti e cjerrë me të madhe. 

Mjaftë më! 

Jam e fortë por u lodha!

Pse vallë duhet të isha unë që të përjetoja këto ditë?! 

Mendonte ferrin por  a kishte ferr më të frikshëm se ditët që ajo po kalonte?! 

A kishte më motiv për të jetuar?! 

Jetonte por jo si atëher, buzëqeshte por jo si më parë!
Mendonte se fundi i saj do të ishte shumë i afërt por kjo nuk e trishtonte aspak, fundja atë donte!

Si do ti jetoj ditët e mija pyeste veten gjithmonë, vdekje më shpëto të lutem më bëj pjesën tënde!

Ajo mbase në sytë e të tjerëve dukej e lumtur por askush nuk ishte brenda saj për ta kuptuar sadopak. Jeta u kthye në një monotoni! 

Mendonte se një ditë do të ndryshonte , “fundja të gjithë do shkojmë drejt fundit”, ngushëllonte veten.

Mbase nuk është e vështirë por sigurisht as e lehtë, të ngushëllosh veten jo të gjithë dinë ta bëjnë. 

Nuk ishte e lehtë! Të buzëqeshësh ndërkohë që lotët të shemben në syt e tu, por ajo nuk harronte ti fshinte  ata lot dhe ti kthente syt lart,

E Di, JE ATY DHE MË SHIKON!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 29, 2017 nga te Uncategorized.
Këtë e pëlqejnë %d blogues: