PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

BASHKË PËR NJË DITË


Nga Eliza Gjediku 

   Bashkë për një ditë! 

   Asgjë nuk po ja del të na bëj bashkë, as Bajram, Krishtlindje, dhe as Pashkë.  As gezim e as hidherim. 
Po le te bejm një kthesë “të frikshme” dhe të dalim nga vetja për një ditë e të bashkohemi. 

Të bëhemi bashkë për nderin e atyre që nuk u ndan kurrë nga njëri-tjetri për të na bërë të pavarur. 

Pse të mos ndryshojmë në këtë 105 vjetorë, dhe të tregojmë që tek ne ka patriotizëm? 

Të ngrejmë në piedestal heroizmin e trimave dhe të “shtiremi” si atdhedashës. 

 Festa e Pavarësisë le të thyej akullin politik, të vrasi këtë realitet të hidhur, të demostrojë dhe një herë për të 105 vit se sa vlerë kanë këto troje. Të tregojë se kjo tokë e larë me gjak, dhe ai simbol ,që valvitet ne Shqipëri, Ballkan dhe Evrope është më i vyer sesa pozita politike, interesi i gjithëanshem dhe emigrimi masiv. 

“Sofrën bosh por zemrën plot”, thotë një plak i motshëm. Vërtet nuk kishim pasuri e katandi, por kishim festë në këte ditë, shpalosnim vlerat më të larta atdhetare dhe shpirtin na e mbushte Flamuri ynë me Shqiponjën dykrenare. 

Fjalë për reflektim!
Për pakëz ndërgjegjie, që kësaj feste kombëtare ti dhurojmë madhështinë e duhur. Të tregojmë që ne jemi Shqiptarë, që dijmë të nderojmë dhe të respektojmë vlerat tona atdhetare. 

Vetëm për një ditë të bëhemi të pandashëm, dhe të hyjmë në dyert e armikut, atyre që nuk e deshën këtë vend, e urryen këtë pavarësi dhe t’ju dhurojm momente “hidhërimi” nën tingujt e festës sonë.  

Vetëm për disa orë le të pushojmë së qenuri ‘armiqtë’ e tokës sonë, por së bashku të gëzojmë 105 vitet e pavarësisë së Shqipërisë.

Ka ardhur koha për ta dashur Shqipërinë me vepra, dhe për ti vlerësuar deri në pafundësi vargjet e të madhit Naim Frashëri: 

“Ti Shqipëri,më jep nder,më jep emrin shqipëtar”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 28, 2017 nga te Uncategorized.
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: