PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

KU PO SHKOJMË? 


 

Nga Anxhela Mema

   Rruga drejt një realiteti të hidhur, të duket si një ecje pa mbarim. E frikshme!

Një rini e shkatërruar, një rini krejtësisht ndryshe nga termi që mbajnë. Duken më të vuajtur, e pse vallë? 

Shikoj gjithandej bishta cigareje, votka, ku e vetmja zgjidhje qëndron pikërisht aty.

Rrugë të mbushura me një “rini” të frikshme, nuk din të kontrrollojnë veten e tyre, nuk din ku janë dhe aq më pak se  ku po shkojnë.

Mbase nuk kanë faj edhe pse duket absurde.   Mbase e vetmja gjë që u ka mbetur është të shprehin dëshpërimin në bishtat  e cigares apo në një gotë qelqi të mbushur me ngjyra të ndryshme. 

Ndërgjegjsim!!  Po cfarë është kjo fjalë vallë?!

Ëndërra të thyera në mes, pabarazi gjithandej, perbuzje…

Dikë e ardhmja e thërret. Dikush mundohet për të celur atë drreq rrugë jete! Tingëllon bukur “Rrugë jete” !

Gjithkush ka të drejtat e veta? Thjesht një ligj i shkruar se në zbatim nuk shihet asnjëherë.

Po ku po shkojmë?! Pyetje pa pergjigje, rrugë e gjatë.
Mëngjesi është synim për dikë por zhgënjim për një tjetër.  Çdokush niset në këtë udhë por destinacioni mbetet thjeshte një imagjinatë, një portë që sado i afrohesh më shumë largohet.

Të pushton si një errësirë që mundohet të të marr shpirtin, si një mjegull që të zë sytë dhe nuk të le të shkosh drejt ëndërrës tënde.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 27, 2017 nga te Uncategorized.
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: