PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Alfred Moisiu: Deputetet janë mjeshtra të mashtrimeve


Ish-presidenti Moisiu ka qenë më i ashpër se kurrë, duke i cilësuar deputetët mashtrues dhe mjeshtra të mashtrimit.

Ish-drejtues të lartë të shtetit, ambasadorë të paqes, politikanë nga Shqipëria dhe Kosova janë bërë bashkë dje në Tiranë për iniciativën ndërkombëtare të parlamentarëve për paqe.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë dhe ish-Presidenti Alfred Moisiu, i cili njëkohësisht është dhe anëtar i Këshillit Global për Paqen.

Moisiu theksoi se qytetarët kanë humbur besimin dhe po vazhdojnë ta humbasin atë kundrejt deputetëve për shkak se sipas tij deputetët nuk po mbajnë premtimet e tyre ndaj qytetarëve.

“Qytetarët e kanë humbur besimin dhe fatkeqësisht po vazhdojnë ta humbasin edhe më tej, te të zgjedhurit e tyre.

Deputeti duhet të mbaj komunikim të vazhdueshëm me qytetarët që përfaqëson, të njoh problemet kryesore dhe të dialogojë me ta edhe kur nuk mund t’i zgjidh ato probleme që ngrihen, por të mos mbetet vetëm te premtimet që bëhen në kohë zgjedhjesh për të cilat vërtetë janë bërë mjeshtër të gjithë”, u shpreh ish-Presidenti Alfred Moisiu.

Për ish-kreun të Shtetit, iniciativa për të krijuar një rrjet parlamentarësh për paqen dhe në Ballkan, është domosdoshmëri për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull në rajon, pasi sipas tij shovinizmi dhe nacionalizmi janë ende gjallë.

“Shovinizmi dhe nacionalizmi ende janë gjallë për fat të keq. Niveli i pamjaftueshëm kulturor dhe ekonomik është një shtrat i mirë për këto dy ideologji”, u shpreh ish-kreu i shtetit Alfred Moisiu.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 26, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: