Ja datat e provimit të çertefikimit për mjekët, farmacistët e stomatologët


Mjekët, farmacistët dhe stomatologët që nuk kanë plotësuar kreditet në ciklin e shkuar, do të duhet t’i nënshtrohen provimit të certifikimit. Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka publikuar dje datat e testimit për secilin specialitet. Sezoni nis javën e dytë të dhjetorit dhe zgjat 5 ditë.

“Më datat 7, 8, 12, 13, 14 dhjetor 2017, ora 9:00, në Fakultetin e Mjekësisë zhvillohet Provimi i Certifikimit për mjekët, të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014, sipas specialiteteve përkatëse”, thuhet në njoftimin e QKEV-së. Për stomatologët është caktuar data 8 dhjetor, ndërsa për farmacistët data 7.

Marrja e provimit është parakusht për të mos humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit. Rregullorja e miratuar një vit më parë parashikon që për mbetësit do të merret masa e largimit nga puna.

“Urdhri Profesional, përkatësisht Urdhri i Mjekut, Farmacistit dhe Stomatologut janë përgjegjës për pezullimin e lejes së ushtrimit të profesionit të të gjithë atyre profesionistëve, të cilët në përfundim të ciklit të certifikimit kanë 0 kredite dhe atyre që nuk e kanë kryer me sukses provimin e certifikimit në përfundim të periudhës 6-mujore në dispozicion”, thuhet në pikën 2 të nenit 4 të rregullores.

Regjistrimet për provim bëhen pranë QKEV-së deri më datë 30 nëntor 2017, duke paraqitur: fotokopje të kartës së identitetit dhe fotokopje të lejes së ushtrimit të profesionit.

Ndërsa ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur me dokument identiteti, të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit, si edhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit./

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close