PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Çfarë ka ndodhur më 25 nëntor ?


1850- Në Silezi të Polonisë së sotme, lindi Gustav Meyer, gjuhëtar gjerman, pionier i etimologjisë shqipe; studioi filologji; udhëtoi gjerësisht nëpër Ballkan; dha mësim në universitete të ndryshme, Pragë, Leipzig, Graz. Fusha të ekspertizës së tij ishin greqishtja e lashtë the shqipja. Meyer ishte i interesuar edhe për folklorin. Por puna më e rëndësishme është Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipes (1891). Në këtë fjalor, i pari i këtij lloji, Gustav Meyer analizon prejardhjen e 5140 fjalëve shqipe the gjen se vetëm 400 prej tyre lidheshin drejtpërdrejt me indoevropianishten (pesë – penkwe; zjarm – gwhermos; natë – nokwt; dhëndër – gemëter; gjarpër – serpo; bjer – bhere; djeg – dhegwho; kam – kapmi; pata (si në ‘pata thënë’)- pot; pjek – pekwo), fjalët e tjerat ishin të huazuara ose me prejardhje të panjohur. Kjo nismë e tij në fushën e etimologjisë së shqipes frymëzon më pas gjuhëtarin danez Holger Pedersen the austriakun Norbert Jokl. Në vitin 1899, Meyer preket nga një sëmundje në tru, shtrohet në një spital në Graz të Austrisë, ku vdes 1 vit më vonë, në moshën 50-vjeçare.

1918 – Vojvodina, dikur territor i perandorisë austro-hungareze, shpall shkëputjen nga Austro-Hungaria për t’u bashkuar me Mbretërinë e Serbisë.

1936 – Në Berlin, Gjermania dhe Japonianënshkruajnë Paktin e Anti-Kominternit, duke rënë dakord që të konsultohen për të mbrojtur interesat e tyre të përbashkëta, në rastin e një sulmi të paprovokuar nga ana e Bashkimi Sovjetik. Ky pakt u përtëri të njëjtën ditë 5 vjet më vonë, ku u përfshinë edhe vende të tjera.

1954 – Vdiq Fabian Barcata, shumë pak njerëz e njohin dhe kanë lexuar rrëfimet e tij. Barcata ishte prift françeskan nga qyteti malor Trentino në Italinë veriore. Lindur më 1868, Barcata shërbeu për rreth 15 vjet si misionar në Shqipëri, zonën e Mirditës. Gjatë punës si famulltar, Barcata shkroi rreth përvojës në fshtatrat e malësisë së Mirditës, la përshtypjet për varfërinë e skajshme, besën, gjakmarrjen, bestytënitë, madje shkroi edhe një roman me titullin Lule, (1924) në gjermanisht. Barcata la gjithashtu disa dorëshkrime me titull “Ditari im shqiptar”, përmbledhur dhe botuar kohët e fundit nga studiuesi Ndue Dedaj.

1960 – Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu largohen me ngut nga Moska, rreth një javë para se konferenca e 81 partive komuniste të përfundonte punimet, siç duket nga mungesa e sigurisë për jetën, pas guximit në ballafaqim më Hrushovin, por edhe për të qenë në Shqipëri për festat e 28 – 29 nëntorit.

vizita-e-enver-hoxh-euml-s-dhe-mehmet-shehut-n-euml-mosk-euml-video_hd-780x439

Ata nuk pranuan të udhëtonin me aeroplan, por morën trenin nga stacioni qëndror i Kievit ku rreth 300 studentë shqiptarë kishin ardhur nga Moska për t’i përcjellë dhe për të shprehur mbështetje. Hoxha dhe Shehu udhëtuan nëpër Ukrainë, Hungari, Austri dhe Itali, duke besuar më shumë sigurinë e Perëndimit kapitalist sesa atë të Lindjes mike të tyre. Hysni Kapo dhe Ramiz Alia qëndruan në Moskë deri në fund të konferencës. Një javë më vonë, më 3 dhjetor, Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria ndërpresin marrëdhëniet diplomatike, ndërsa lidhjet Tiranë – Pekin forcohen

1963 – Presidenti John F. Kennedy përcillet në banesën e fundit, në Varrezat Kombëtare në Arlington, Virxhinia

1999 – Shpallet Dita Botërore për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave për të përkujtuar vrasjen e tre motrave Mirabal për qëndresën e tyre kundër diktaturës së Rafael Trujillos në Republikën Domenikane.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 25, 2017 nga te Speciale dhe etiketuar me .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: