PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Shokon juristja: Do ta kisha arrestuar Berishën për 21 Janarin


Enida Bozheku, juriste e diplomuar në universitetin e njohur “La Sapienza” të Romës ka bërë një deklaratë të fortë dje gjatë emisionit te gazetarit Roland Qafoku, “Debati në Channel One”. Bozheku ka folur për shqyrtimin e dosjes hetimore të 21 janarit 2011, kur nuk u zbatua urdhri i prokurorisë për arrestimin e disa drejtuesve të Gardës së Republikës.

“Nëse do isha unë në vend të Ina Ramës si kryeprokurore, pas këtij veprimi do arrestoja Sali Berishën dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si u guxua të mos zbatohej urdhri i prokurorisë nga qeveria, madje duke e sfiduar hapur dhe duke kundërshtuar atë me deklarata publike. Pas kësaj do nxirrja urdhër arresti për kryeministrin e asaj kohe si përgjegjës direkt për këtë skandal nga më të padëgjuarit”.

Sipas Bozhekut Ina Rama nuk e  bëri këtë, “por unë jam e bindur se nëse do isha në vend të saj do zbatoja ligjin dhe kushtetutën”. “Prandaj drejtësia shqiptare është në këtë situatë sepse nuk zbatohet ligji”, tha Bozheku, me gradën shkencore Doktore e shkencave juridike, pedagoge e të Drejtës Penale dhe avokate në Itali dhe Shqipëri.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 24, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: