Miratohet fondi, ja sa do të rriten pensionet


“Buxheti për fondin e sigurimeve shoqërore, i paraqitur në nenin 4, përfshin edhe indeksimin e pensioneve sipas kërkesave bazë të ligjit të pensioneve. Pra, ligji kërkon vetëm indeksim. Dhe indeksimi është i parashikuar dhe është pjesë e këtij buxheti”, tha dje drejtoresha e buxhetit, Mimoza Dhëmbi.

Por për deputetin e LSI-së, Nasip Naço, qeveria ka lënë në harresë shtresën e pensionistëve që ka më shumë nevojë për ndihmë financiare. Ndërkohë, sipas tij, projektbuxheti dhe paketa fiskale parashikojnë ulje taksash për hotelet me 5 yje dhe për lojërat e fatit.

“Nuk e kam votuar nenin 4, sepse nuk parashikon rritje të pensioneve për të gjithë këta qytetarë që janë në një moshë që kanë nevojë për kujdesen e shtetit, por ka vetëm një indeksim. Ju po trumbetoni që ne do të jemi superfuqi ekonomike në rajon, është buxheti më i mirë… E kemi parë dhe nen për nen, keni hequr vetëm ato taksa që kanë të bëjnë për hotelet e shtresave të pasura, nuk mendoni ndonjëherë për shtresën e varfër. Sigurisht që për këto arsye nuk kam për ta votuar. Nuk besoj që keni rritur tatimet apo taksat për ata fatlumët e lojërave të fatit. Ata i keni xhan që të gjithë dhe ata doni që të pasurohen dhe të shtohen. Ndërkohë që nuk shtoni pensionet”, ka thënë Naço.

 

Dhurata Çupi, deklaroi se qeveria po me ligjin e ri të taksave po cenon autonominë vendore. Sipas saj, taksat duhet të vendosen nga Parlamenti dhe jo të caktohen nga Këshilli i Ministrave.

“Ky është ligji që rrit taksën e pronës për qytetarët dhe përcakton taksat e pasurive të paluajtshme, tokave bujqësore. Qytetarët janë më të varfër, kur nuk kanë kapacitete për të mbajtur familjen dhe jo më të paguajnë taksa të dyta apo të treta dhe të shumëfishta të pasurive të paluajtshme apo të tokës bujqësore. Unë ju bëj thirrje ta rishikoni nenin 4. Ta rishikoni, mos t’u jepni kompetenca dhe autoritet që nuk e ka Këshilli i Ministrave, por të drejtën e vendosjen së taksës së pronës ta ketë Parlamenti, siç e parashikon Kushtetuta”, ka thënë dje Çupi./Panorama

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close