PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Horoskopi 24 nëntor 2017


Dashi- 21.03-20.04

Një ngjarje e paparashikuar do të zbulojë karakterin e vërtetë të një personi. Shumë shpejt do ta mësoni se kush është miku juaj. Dikush ua ka fshehur të vërtetën. Është e rëndësishme ta kuptoni se nuk ka qenë gabim i rastit. Nëse vazhdoni ta mbani raportin me të do të zhgënjeheni edhe më shumë. Do të ndiheni më me fat nëse i shkëputni kontaktet me këtë person. Mos lejoni t’u besoni njerëzve më shumë seç duhet.

Demi- 21.04-20.05

Do të jetë më e lehtë për gjithë grupin t’i lini mënjanë dallimet dhe të bashkoheni si ekip. Kjo do të ju mundësojë të merrni frymë lirshëm. Nëse ka diçka që urreni është tensioni. Jo të gjithë janë në të njëjtën mendim si ju kështu që mund të shtoni elemente dekorative ku e shihni të nevojshme. Ana juaj artistike do të tërheq vëmendje të favorshme. Mos u befasoni nëse ju ofrohen punë shtesë. Fjala për talentin tuaj përhapet shumë shpejt.

Binjakët- 21.05-20.06

Konfuzioni që po rrethon karrierën tuaj më në fund do të zhduket. Aktualisht keni hyrë në një rrugëtim kreativ. Disa nga miqtë dhe të afërmit tuaj kanë provuar t’u dekurajojnë nga ndjenja e një ëndrre në fushën e artit. Falënderojini për shqetësimet e tyre dhe pastaj ndiqni zemrën. Herën tjetër kur dikush provon ta bëjë këtë gjë, thoni se është çështje e mbyllur. Energjia juaj e pamposhtur do të tërheq punën që e dëshironi.

Gaforrja- 21.06-20.07

Pasi të liroheni nga një zgjedhje shumë tunduese më në fund mund t’i ktheheni një kursi studimi. Kur mësoni me një mësimdhënës inspirues do të ndiheni shumë mirë. Do të zbuloni gjëra të fshehta për veten dhe do t’i ndryshoni prioritetet. Kjo mund të nënkuptojë edhe konvertimin në një religjion, angazhimin në praktika shpirtërore apo përshtatjen me një stil tjetër jetese. Disa miq do të çuditen nga ky transformim dhe do të ndihen të pasigurt për rolin e tyre në jetën tuaj.

Luani- 21.07-20.08

Keni mundësi të merreni me çështjet e besimit në një raport të afërt. Është e rëndësishme për një person besnik si ju, të ruajë nivelin e njëjtë të respektit. Kujtojeni se ka dallim ndërmjet të qenit besnik dhe të qenit të shtypur. Jepni personit tjetër lirinë të ketë miq dhe të shijojë aktivitetet edhe jashtë raportit tuaj. Jeni beqarë? Në vend se të kërkoni ndonjë partner përrallash, mbajeni mendjen hapur.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Është koha të merrni një vendim lidhur me një person të dashur. Dikush që po luan lojëra nuk ia vlen ta investoni kohën tuaj. Largohuni dhe shijoni lirinë tuaj. Nëse tashmë jeni në një lidhje, është shumë e nevojshme të bëni disa ndryshime. Nëse i dashuri nuk e shfaq dashurinë për ju, s’keni arsye të rrini aty. Nuk kanë rëndësi asgjë tjetër përveçse të keni lidhje shpirtërore me dikë.

Peshorja- 21.09-20.10

Nëse organizoni vendin e punës do të keni më shumë sukses. Keni qenë shumë të zënë dhe i keni lënë punët e shtëpisë mënjanë. Kjo ka bërë që të humbni disa gjësende esenciale. Mos e bëni më këtë gjë dhe vendosni rregull. Këto gjëra do të ju duhen për të finalizuar punë të caktuara. Do ta kuptoni se keni mbajtur edhe gjëra që s’ju duhen më. Është mirë të bëni një ndarje dhe të shihni se çfarë duhet hedhur në mbeturina.

Akrepi- 21.10-20.11

Pas një bllokade të gjatë kreative, inspirimi juaj kreativ do të shfaqet përsëri. Ndani kohë nga orari i zënë për t’iu kthyer një projekti arti. Kthejuni shkrimit, penelit të pikturës apo ndonjë instrumenti muzikor sepse do t’ju kthehen emocionet. Pas disa përpjekjeve, shumë shpejt do të ktheheni në formë. Mos u befasoni nëse dikush që admiron punën tuaj do të zhvillojë simpati për ju.

Shigjetari- 21.11-20.12

Keni ndjenja konfliktuoze sa i përket familjes. Ka disa kohë kur ata janë burim i rehatisë por ka tjera kur provojnë të kenë tepër ndikim në jetën tuaj. Është e drejtë e juaj të caktoni disa kufij. Nëse po merreni me dikë që ju bën të ndiheni fajtor, duhet të ndërroni dinamikën. Shikojeni dhe caktojeni një orar të duhur. Në vend se të brengoseni që po ju cilësojnë egoist, ndihuni të lirë t’i injoroni telefonatat e të tjerëve derisa të jeni gati për të folur.

Bricjapi- 21.12-20.01

Po bëhet gjithnjë e më e lehtë të thoni atë që ndjeni. Në vend se të brengoseni sesi do të ndikojnë ndjenjat tuaja tek të tjerët, ju fokusohuni në ide tuajat. Nëse disa persona ndihen të ofenduar nga mendimet tuaja, lërini. Më nuk keni vullnet të shtireni se jeni dikush që nuk jeni. Megjithëse mund të humbni përkrahje, do të fitoni miq që janë të entuziazmuar për vizionin tuaj.

Ujori- 21.01-20.02

Pasi që keni kaluar një kohë të gjatë nën hije, më në fund do të merrni një ofertë pune. Rezistoni idesë që të shpenzoni paratë e para në gjëra luksoze. Më mirë, vendoseni një përqindje në llogarinë e kursimeve. Ngadalë por sigurt do të mblidhni një fond. Kur keni para në bankë do të keni lirinë të ndiqni lidhjet dhe aktivitetet e dëshiruara.

Peshqit- 21.02-20.03

Më në fund e keni tejkaluar një krizë identiteti. Kohëve të fundit, keni vepruar për të fituar favorizime brenda një grupi interesant. Ka qenë shumë e lodhshme të shtireni sikur jeni dikush tjetër. Përfitoni nga rasti të relaksoheni dhe të jeni vetvetja. Shumë nga miqtë e rinj do të gëzohen për këtë transformim. Ata do të ndjehen më mirë kur të filloni të bisedoni lirshëm. Kur keni dilema, besojuni instinkteve.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 24, 2017 nga te Life Style dhe etiketuar me .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: