PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Si mund të hiqet kryeprokurori nga duart e Ramës ?


Nga Andi Bushati

Pikërisht në mes të këtij debati janë futur si pykë edhe specialistët ligjorë të OPDAT – Euralius që kanë bërë një propozim kontravers. Sipas tyre Adriatik Llallës nuk mund t’i zgjatet mandati përtej fillim dhjetorit. Kryeprokurori i ri nuk mund të zgjidhet, sepse organet e parashikuara nga reforma në drejtësi, nuk janë gati ende. Prandaj ata sygjerojnë zgjedhjen e një prokurori kalimatar (siç e parasheh ligji për prokurorinë). Por, ajo që bën më çudi në propozimin e tyre është se parlamenti këtë kryeprokuror mund ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë: Pra vetëm me votat e Edi Ramës.

Dhe këtu turbullia është e madhe. A mund t’i lihet në dorë Ramës zgjedhja e kryeprokurorit në kulmin e skandalit Tahiri? A mund t’i varen atij mëlçitë në qafë kur në rrejtën e hetimeve mund të bien edhe uqër të majmë në Durrës apo Elbasan?

Pra pyetja që shtrohet është e thjeshtë: në këtë periudhë konfuze a mund të vendoset në krye të organit të akuzës një njeri i kryeministrit?

Ata që duan të paqtojnë ujrat thonë se koha e tij në detyrë do të jetë e limituar (sa të zgjidhet këshilli i lartë i Prokurorisë) dhe për pasojë efekti i tij nuk do të ndihet shumë. Por, për këtë askush nuk jep garanci. Sepse siç është shtyrë deri tani ngritja e organeve të reja mund të degdiset për në kalendat greke, apo aq sa kohë t’i duhet mazhorancës për të zgjidhur hallet e saj.

Ka dhe një pretendim të dytë që tenton të qetësojë gjakrat. Sipas tij, reforma në drejtësi, tashmë në fuqi, i ka reduktaur ndjeshëm influencat e Prokurorit të përgjithshëm, dhe çdo vartës i tij me integritet mund të vazhdojë hetimin e dosjeve të nxehta pa pyetur për shefin që ka mbi kkokë dhe pa i dhënë llogari atij.

Atëherë, relativizojnë mbrojtësit e këtij pretendimi, nuk ka kuptim gjithë kjo zhurmë e madhe se kush po e kap prokurorinë.

Por paradoksalisht, ky argument, ngërthen mbi vete edhe të kundërtin e tij. Po atëherë, kur qenka kaq e parëndësishme pse u dashka zgjedhur kryeprokurori kalimtar (I përkohshëm) vetëm me votat e PS?

Po të shikosh se si e parasheh kushtetuta zgjedhjen e kreut të organit të ri të akuzës (Pas tre propozimeve që bën Këshilli i lartë i Prokurorisë i pa ngritur ende) ai kërkon 3/5 e votave të kuvendit. Madje madje, si garanci politike u vendos një dispozitë kalimtare që herën e parë ai të zgjidhej me 2/3 votave.

Pra, nëse në këtë moment jemi në një ngërç ligjor, nëse mekanizmi i plotë i paraparë nga reforma në drejtësi nuk është vënë ende në punë, përse mos zgjidhjej edhe pasardhësi kalimtar i LLallës me një votim konsensual, ashtu sikurse parasheh fryma e kushtetutës?

Nëse vërtet donin të tregoheshin dashamirës me Ramën specialistët e EURALIUS – OPDAT-it mund të kishin propozuar këtë rrugë. Së pari ata do ta zhvishnin kryeministrin nga akuzat se po kap prokurorinë. Së dyti nëse njerzit e tij dalin të pafajshëm nga hetimen ku janë përfshirë, Rama do të lehtësohej edhe nga hamendësmet se i ka mbyllur në mënyrë okulte këto çështje.

Dhe të gjithëve juristët ndërkombëtarë do të na shmangnin debatin e kotë se kush po e rëmben vendin bosh të Llallës. 

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 23, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: