Njihuni me 7 bandat më të rrezikshme në botë


Qëllimi i tyre nuk është i njëjtë po ashtu dhe prejardhja, por ajo që i bashkon është mënyra mizore e të vepruarit.

Janë disa prej bandave më famëkeqe në botë që shumëkush i njeh.

Aktivitetet e tyre kriminale kanë lënë mijëra viktima në botë.

Ja cilat janë 7 bandat më mizore në planet:

Vëllazëria ariane. E nisi veprimtarinë si një bandë burgu por u kthye në një perandori kriminale. Ata janë përgjegjës të 30 përqind të gjithë vrasjeve të ndodhura në burgje. Ata njihen për tatuazhet e shumta me simbolet naziste dhe numrin ‘666’.

Yakuza. Është ndoshta organizata kriminale më e vjetër në botë. Themelimi i saj është bërë në 1868. Ata kanë disa degë në Japoni dhe miëjra anëtarë. Xhiroja e tyre vjetore nga droga shkon në disa miliarda dollarë. Njihen për tatuazhet karakteristike.

Los Zetas. Janë një ndër bandat më mizore në botë. Ata janë organizuar fillimisht në vitet ’90 në Meksikë dhe janë ndër kartelët më të fuqishëm në vend. Njihen për taktikat e veçanta kriminale, pengmarrje dhe vrasje.

Mara Salvatrucha ose MS13. Ata janë themeluar në Amerikan Jugore në fund të viteve ’80 dhe janë prezentë në disa shtete. Janë të pamëshirshëm dhe hakmarrës. Veprojnë në bazë të kodeve të brendshëm. E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo bandë është vdekja.

Crips. Një bandë e nisur si grupim i vogël por që është kthyer në një rrjet gjigand. Është e shpërndarë në të dyja Amerikat dhe ka më shumë se 35 mijë anëtarë.

The Bloods. Rivalët kryesorë të Crips. Janë krijuar në Los Anxhelos para dy dekadave. Nuk kanë kode apo shenja që t’i lidhë me njëri-tjetrin. Veprojnë në hije dhe është i vështirë gjurmimi i tyre.

Sinaloa Cartel. Njihet pak a shumë nga të gjithë. Është karteli më i madh dhe gjakësor në Meksikë. Shefi i saj “El Chapo” është në kërkim ndërkombëtar dhe është arratisur dy herë nga burgje të sigurisë së lartë. Janë përgjegjës për qindra vrasje dhe mbajnë vendin e parë për shitjen e drogës në kontinentin amerikan.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close