PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

​Raporti i FAO-s, Shqipëria me pasigurinë më të lartë ushqimore në Evropë 


Nga Eliza Gjediku 

Raporti i Organizatës së Ushqimit dhe Agrokulturës (FAO) për urinë, i vitit 2017 vlerëson Shqipërinë me prevalencën më të lartë të pasigurisë ushqimore në Evropë. 

Nëpërmjet këtij raporti zbulohet se, 290 mije shqiptarë konsumojnë vakte të reduktuara. 

FAO-s i referohet shifrave të raportuara nga të gjitha vendet, për harkun kohorë 2014-2016.  Këto studime janë pjesë e programit të Kombeve të Bashkuara, të cilat synojnë t’i japin fund urisë deri në vitin 2020. 

Në Shqipëri gjendja e kequshqyerjes është 4,9%, nga 1,6% që është mesatarja në Evropë.   Nga këto të dhëna kuptohet se sa individë nuk mund të garantojnë jetesë të shëndetshme, për shkak se nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm. 

Të dhënat e FAO-s janë në përputhje edhe me statistikat e INSTAT, që tregojnë rënie ekonomike me 2,5% për familjet e varfëra. 

Në një kohë që raporte të ndryshme zbulojnë një rënie të ndjeshme të mirëqenies ekonomike, 2,5 milion euro do të përdoren për pemë dekorative në autostradën Tiranë-Durrës.   

  Bashkia e Tiranës ka bërë një rishpërndarje të buxhetit për vitin 2017, duke reduktuar fonde, që të zëvendësojë palmat me pisha. Kujtojmë se palmat u mbollën 3 vite më parë, me një kosto rreth 1 milion euro, që tashmë rëndon në ekonominë e vendit. 

Ndërkohë që gjendja e  shumë familjeve është përkeqësuar, gjelbërimi i autostradës kalon në plan parësorë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 22, 2017 nga te Uncategorized.
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: