PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Vdekjet në miniera, ja pse faji u mbetet viktimave


Dy minatorë humbën jetën vetëm tri javët e fundit në Zonën D të minierës së Bulqizës. Eduard Dama, 20 vjeç, dhe Eris Keta, 30 vjeç, mbetën poshtë masiveve të gurëve që u morën jetën. Rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e dy aksidenteve, një i 25 tetorit dhe tjetri i vetëm pak ditëve më parë, nuk janë zbardhur ende.

Policia e Dibrës tha se kishte shoqëruar drejtuesit e punimeve në seksionin ku ndodhën aksidentet, por nuk është e qartë nëse do të kishte apo jo të akuzuar pas dy aksidenteve me vdekje.
Ndërkohë, megjithëse në tri vitet e fundit, 12 minatorë, veç dy rasteve të fundit, janë vrarë në nëntokë në 10 aksidente të ndryshme, Gjykata e Dibrës tha se vetëm dy raste me tre të pandehur ishin gjykuar dhe dënuar. Prokuroria e rrethit konfirmoi të dhënat e Gjykatës.

Një investigim i BIRN në vitin 2015, gjeti se në shumicën dërrmuese të rasteve, faji për aksidentet në miniera u mbetej viktimave. Familjarët e tyre dhe sindikatat e minatorëve atëherë ankoheshin se autoritetet fajësonin viktimat për aksidentet vdekjeprurëse, duke shmangur përgjegjësitë penale të kompanive, megjithëse shpesh këto të fundit ishin gjetur në parregullsi.

Sipas kancelarit të Gjykatës në Dibër, edhe në tri vitet e fundit, vetëm dy çështje me tre të pandehur, staf teknik i minierave dhe minatorë, ishin akuzuar për “shkelje të rregullave të sigurisë në punë”.

Në dy rastet, Gjykata i ka shpallur fajtorë minatorët, të cilët janë dënuar për pakujdesitë. Dy prej tyre morën dënime përfundimtare me nga 1 muaj dhe 10 ditë burg me gjykim të shkurtuar, ndërsa në një rast dënimi ishte 8 muaj burg. Nga ana tjetër, Prokuroria kishte kërkuar masë sigurimi arrest me burg për rreth 9 raste, por duket se pjesa më e madhe e këtyre çështjeve janë pushuar.

Prokurori i Rrethit Dibër, i pyetur për fatin e çështjeve me minatorë që humbin jetën, konfirmoi të dhënat e marra nga Gjykata. Ndërkohë, as në këto tri vite, megjithëse aksidentet në minierë kanë vijuar kryesisht në atë që njihet si Zona D, ku ndodhën edhe dy aksidentet e fundit, asnjë administrator apo pronar kompanie nuk është ndjekur penalisht për to. Burime nga Komisariati i Policisë së Bulqizës thanë  se ata nuk kishin kapacitete për të hetuar përgjegjësitë e kompanive.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës thanë se një pjesë licencave të kompanive që shfrytëzonin minierën ishin revokuar edhe për arsye të sigurisë, por deri në momentin e publikimit të shkrimit, nuk qe e mundur të sigurohej informacion për raste konkrete kur kjo kishte ndodhur. Miniera e Kromit në Bulqizë është më e madhja në vendin tonë me një histori gati 70-vjeçare.

Ndërkohë, pas viteve ’90, privatizimi i galerive të kromit, shoqëruar me mungesa të kuadrit teknik dhe pafuqi investuese për rehabilitimin e galerive, solli dukshëm jo vetëm mosplotë- simin e kushteve më minimale për punë, por edhe shtimin e aksidenteve me plagosje e humbje te jetëve të minatorëve në këto galeri. Investigimi në 2015 gjeti se rreth 300 minatorë kishin humbur jetën në një dekadë.

Pjesa më e madhe dhe numri më i madh i të vdekurve janë në galeritë e Bulqizës. Numri i aksidenteve besohet se u rrit edhe për shkak të numrit të madh të licencave të dhëna në vite. Deri në vitin 2013 ishin dhënë 118 licenca shfrytëzimi. Një investigim i BIRN i vitit 2016 gjeti se dhënia e këtyre licencave, shpesh edhe me mbivendosje, ishte bërë shkak për një sërë krimesh, por njëkohësisht duke cenuar sigurinë në galeri. Investigimi zbuloi se një pjesë e kompanive kishin po ashtu lidhje politike lokale dhe kombëtare, gjë që duket se u ka dhënë imunitet shfrytëzuesve të kromit.

Sipas sindikalistit Dilaver Përkoxha, u mësua se aksidentet me plagosje fshiheshin nga pronarët. “Minatorët, por edhe banorët e Bulqizës, janë përballur me një tmerr të vërtetë, varfëri ekstreme dhe gjak,” tha sindikalisti. Po ashtu, Përkoxha konfirmoi atëherë se asnjë pronar apo drejtues miniere nuk ishte dënuar për aksidentet në punë./BIRN/ Hysen Likdisha

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 21, 2017 nga te Speciale dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: